LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gara në ngrënien e hithrave

Mbahet gara në ngrënien e hithrave

Numri rekord i njerëzve është mbledhur për fundjavë në garën botërore për ngrënien e hithrave. Garuesit përkundër entuziazmit kanë bërtitur sa kanë mundur nga djegia...

Në mesin e një kopshti në fshatin Marshwood në Angli janë mbledhur 65 njerëz të cilët me fytyra të ënjtura nga dhimbja janë shtyrë se kush do të ha më shumë hithra. Gara mbahet çdo vit, derisa titullin e kampionit nuk është edhe aq lehtë për ta fituar.

Për ta kryer punën më lehtë, garuesit kryesisht mbështjellin fletët e hithrave të egra në formë topi dhe i fusin në gojë dhe i përtypin në mënyrë që sa më pak t’ua prekin buzët. Mirëpo kur hithrat fillojnë të mblidhen në gojë, dhimbjet nuk janë edhe aq të lehta.

Secili garues merr nga disa hithra të gjata rreth 60 centimetra nga të cilat duhet të heqin fletët dhe t’i hanë. Në fund numërohen sa prej tyre i kanë ngrënë, e fituesi pas një orë, natyrisht, është ai apo ajo që ka ngrënë më së shumti.


Edhe pse në fshatin anglez janë mbledhur rreth 1.000 njerëz, vetëm 65 prej tyre e ka pasur guximin të matin forcat.

Gara organizohet në dy kategori, në atë të meshkujve dhe femrave. Fituesi i garës së sivjetme është Mike Hobbs, një kuzhinier nga West Knightley, derisa fituesja është Mel Lang nga West Bay e cila gjatë tërë kohës ka qenë shumë afër tij.