Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilloi punimet ,Forumi i parë i nënoficerëve të lartë’’ nën organizimin e MFSK-së dhe me pjesëmarrje të nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnuese e ushtrisë së 7-të, KFOR-it, Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se punimet e Forumit i shpalli të hapura rreshtermajori i Forcës së Sigurisë, Genc Metaj, i cili njëkohësisht ishte edhe kryesues i forumit.
Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një fjalë rasti e mbajti drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, i cili i falënderoi nënoficerët nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë, nënoficerët e KFOR-it, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), pastaj ata të Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së(NAT), si dhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FSK-së, për gatishmërinë për pjesëmarrje dhe kontributin e tyre gjatë zhvillimit të punimeve të forumit.
Gjeneral Halimi tha se: ,synimi i KOMFSK-së është që përmes këtij Forumi të shkëmbehen përvoja me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të kërkuara.
Gjithashtu, gjeneral Halimi vuri theksin tek synimi i komandantit të FSK-së, për krijimin e ,Korit të nënoficerëve’ “të avancuar, i cili siç u shpreh ai ka për qëllim ngritjen e nivelit të punës dhe profesionalizimit në FSK, e posaçërisht në këtë kohë të përgatitjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura(FAK).
Në fund të fjalës së tij, gjeneral brigade Zymer Halimi tha se janë të bindur që gjatë diskutimeve do të analizohen të gjitha punët që janë realizuar bashkërisht, edhe ato që kanë mundur edhe më mirë të realizohen gjatë aktiviteteve të përbashkëta që kanë pasur.
Rreshter majori i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, Sheryl Lyon u shpreh se ndjehet e lumtur që kthehet serish në Kosovë, dhe atë për punë dhe aktivitet me FSK-në. Rreshter major Lyon, gjithashtu tha se në këtë Forum sjell përshëndetjet e komandantit të Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.
Rreshterja amerikane shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për FSK-në, në drejtim të zhvillimit dhe profesionalizimit të nënoficerëve në përgjegjësitë dhe detyrat që ata bartin, si dhe në drejtim të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe rritjes së nderveprueshmërisë me partnerët.
Nga ana e tij kryesuesi i Forumit, rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj foli lidhur me hartimin e koncept- dokumenteve dhe rregulloreve, ndër të cilat përmendi Rregulloren për menaxhimin e karrierës dhe Rregulloren për konceptin zhvillimor të nënoficerëve.
Më pas, rreshter major Metaj foli edhe për planin e përbashkët të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetëror Kosovë- Ajovë. Ai po ashtu tha se është duke u punuar që të kompletohet struktura e kanalit të nënoficerëve, si dhe shkurtimisht foli mbi Kursin e reagimit të lidershipit.
Në punimet e Forumit ishin të pranishëm edhe rreshter majori i Brigadës për Reagim të Shpejtë, Shefqet Hasani, i cili gjatë fjalës së tij foli rreth përgatitjeve që janë duke u zhvilluar për mbarëvajtjen e ushtrimit fushor të FSK-së ,,Shqiponja 5’’. Ndërkaq, rreshter majori Xhevdet Mataj foli për rishikimin e kurrikulave të kurseve specialistike, rreshter major Jeffrey Sweezer për pikëpamjet e Akademisë së Nënoficerëve të Ushtrisë së shtatë, rreshter major i Komandës së KFOR-it, Amedeo Russo foli mbi bashkëpunimin e KFOR-it me FSK-në dhe përshtypjet për ushtrimin e përbashkët ,,Shpata e argjendtë’’, rreshter major i Komandës së Grupit Shumëkombësh Lindje(bondstill), Timothy Hileman, informimi për kursin e lartë për lider, rreshter major i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Mathew Sides, rreshter majori i NLAT-it, Dusan Ivancic, etj.
Gjatë punimeve të Forumit të parë të nënoficerëve, u debatua për trajnimin, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, harmonizimin si dhe për një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me avancimin e rolit dhe kontributit të nënoficerëve në çdo ushtri, e në veçanti të nënoficerëve të FSK-së, në këtë fazë .
Pas përfundimit të punimeve të Forumit të parë të nënoficerëve të lartë, të gjithë pjesëmarrësit, ata të FSK-së dhe mysafirët, vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën ,,Skënderbeu’’ në Ferizaj për t’u njohur nga afër me kushtet dhe mundësitë trajnuese, stërvitore dhe të shkollimit që ka KDS-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos