LAJMI I FUNDIT:

Maturantë, mësojeni datën e provimit të maturës

Maturantë, mësojeni datën e provimit të maturës

Rreth 32 mijë maturantë, 28 mijë nga ky vit dhe katër mijë të tjerë që kanë mbetur nga vitet e kaluara do t’i nënshtrohen këtë vit Provimit Shtetëror të Maturës.

Ky provim do të mbahet me 10 qershor pjesa e parë dhe 24 qershor pjesa e dytë. Këtë e ka bërë me dije për Gazetën Monitor, kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri.

Kurse risi e këtij vit do të jetë se administruesit do të përzgjidhen nga një thirrje publike dhe do të trajnohen nga Ministria e Arsimit.


Të drejtë aplikim për të qenë administrues kanë, profesorët, shoqëria civile, studentë nga universiteti.

“KSHM është në fazën e përgatitjes së Provimit Shtetëror të Maturës. Ne kemi zgjedhur ekspertët për përgatitjen e pyetjeve dhe tani jemi në fazën për zgjedhjen e administruesve nëpër komuna. Risi e këtij viti është se administruesit do të zgjidhen mbi bazën e një oferte mbi bazën e aplikimeve që do të bëjnë ata nëpër komuna nga kriteret që ne i kemi përcaktuar.

Këta administrues do të trajnohen. Administrues do të jenë mësimdhënës, nga shoqëria civile, student, nga universitetet. Administruesit do t’i zgjedhim me ofertë ose me shpallje të interesit”, ka treguar Guri për Gazetën Monitor.

Megjithatë për administruesit janë caktuar kritere nga Ministria e Arsimit.

“Kriteret janë caktuar. Një administrues flas mësimdhënësit duhet të jetë mësimdhënës me tri vite përvojë pune, të jenë të licencuar dhe të kenë një performancë të mirë. Shoqëria civile do të jenë kryesisht në monitorim të procesit”, tregoi Guri.

Ndryshe, për ata nxënës që nuk do kenë fatin të kalojnë testin në afatin e qershorit, do të jetë edhe shansi i dytë me 26 gusht dhe dy shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori