Për Fitim Dikën, profesor në SHM “Cvetan Dimov” në Shkup, arsyeja që nxënësit shmangin Matematikën ka të bëjë me perceptimet e gabuara që janë ndërtuar për këtë lëndë. Ndërkaq, kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta, e vëren si problematike mungesën e reformimit të teksteve dhe programeve mësimore të kësaj lënde. Këtë vit, vetëm 2335 maturantë apo 13 për qind e tyre e zgjodhën Matematikën për lëndë të dytë provimi, njofton gazeta Koha.
Të gjitha përpjekjet e deritanishme për të reformuar programet mësimore e me këtë – edhe lëndën e Matematikës, duket se kanë dështuar. Të pakët janë nxënësit të cilët kanë besim në dijet të cilat i kanë fituar në këtë lëndë gjatë katër viteve të arsimit të mesëm. Tregues për këtë janë provimet e Maturës Shtetërore, respektivisht provimet e dyta kur nxënësit kanë mundësi të zgjedhin nëse do të japin provim në Matematikën ose në gjuhë të huaj. Sivjet, vetëm 13 për qind e maturantëve të gjitha shkollave të mesme kanë zgjedhur të japin Matematikën si provim të dytë të maturës shtetërore.
Kështu ka ndodhur çdo herë, vitin e kaluara, para dy, tre dhe shumë viteve. Arsyeja që Matematika duket e “frikshme” në sytë e nxënësve, sipas mësimdhënësve të lëndës, ka të bëjë me arsye të shumta, të cilat lidhen me perceptimet e gabuara për këtë lëndë, por edhe me mos reformimin e programeve mësimore. Pra, sipas tyre, problemi nuk ka të bëjë me natyrën e lëndës, por me faktorë të jashtëm. “Librat dhe programet mësimore nga lënda e Matematikës jo që nuk janë reformuar, por vazhdimisht janë ngarkuar. Shkalla e ngarkesës ka shkuar aq larg sa edhe vetë mësimdhënësit e kanë të vështirë të përcaktojnë metodat e duhura për mbulimin e të gjitha njësive mësimore”, thotë Nuhi Dardhishta, kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”.
Kjo situatë, plotëson më tej ai, e bën të lartë edhe shkallën e vështirësisë me të cilën mësohet kjo lëndë nga nxënësit në përgjithësi. Kuptohet se ka edhe përjashtime. Sikurse vërejnë profesorët e Matematikës, “është edhe një kategori tjetër nxënësish të cilët e mësojnë Matematikën me shumë lehtësi”. Por, në këtë kategori bien një numër shumë i vogël nxënësish, krahasuar me pjesën tjetër dërmuese. Stereotipat negative, që sipas profesorit Fitim Dika, janë ndërtuar për Matematikën si rezultat i keqinformimit, paraqesin gjithashtu një sfidë që duhet tejkaluar. Madje, ky fenomen, thotë ai, është në nivel global. Dika, profesor i Matematikës në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, konsideron se “shumica dërrmuese e nxënësve i shmangen kësaj lënde, kryesisht për shkak të keqinformimit dhe krijimit të paragjykimeve se Matematika është lëndë e vështirë”.
Ky paragjykim i përcjellë nxënësit edhe në momentet kur duhet të zgjedhin provimin e dytë të Maturës Shtetërore. Pra, nxënësit nisen nga ideja se në provim do të kenë pyetje të vështira, plotëson ai, duke pohuar se në realitet – gjërat janë më ndryshe. “Në provimin e maturës shtetërore ka detyrat të cilat janë zhvilluar gjatë orëve të kësaj lënde në shkollë. Ndonjë përjashtim sporadik edhe mund të ketë, siç mund të ndodhin raste të këtilla edhe në provimet apo testimet e lëndëve tjera”. Por, normalisht arsyeja që nxënësit shmangin matematikën lidhet edhe me interesimin e ulët të nxënësve për shkencat ekzakte, në përthithësi. “Ky fenomen është ndërkombëtar, pasi edhe atje shumica e nxënësve shfaqin ankesat për vështirësi në mësimin e Matematikës dhe lëndëve të shkencave tjera ekzakte”, sqaron Dika nga SHM “Cvetan Dimov”.
Nga 18.031 sa është numri i maturantëve që kishin paraqitur provimet e maturës këtë vit, vetëm japin 2335 nxënës ose 13 për qind iu nënshtrohen provimit të Matematikës, ditën e premte. Të tjerët kanë zgjedhur të japin provim gjuhët e huaja edhe atë: 15353 nxënës do të japin anglishten, 114 frëngjishten, 197 gjermanishten dhe 32 rusishten. Që të ndryshojë situata është e rëndësime që të ndërmerren hapa konkrete në drejtim të shkarkimit të programeve dhe librave shkollor lë matematikës. Intervenime serioze kërkohet të ndodhin edhe në programet studimore të fakulteteve të shkencave matematike dhe pedagogjike, si dhe stimulimin e studimeve në këto drejtime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri, analizojnë kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania