LAJMI I FUNDIT:

“Mashtruesit” serial

“Mashtruesit” serial

Pasi është shpërblyer me çmimin special në Festivalin e filmave në Tiranë, filmi i metrazhit të shkurtër “Mashtruesit”, me skenar të Selatin Ademit dhe Agim Apollonit, e në regji të Dalmat Dobrës, së shpejti do ti filloj xhirimet edhe për serial.

Ky njëherësh është edhe filmi i parë në të cilin ka punuar skenarin Ademi. Filmi trajton një temë reale në Kosovë, që pak skenaristë pothuajse hiç nuk e kanë prekur kurse ekziston dukshëm në mesin tonë. Dy gangster kërkojnë nga fëmijët që ata ta shtrijnë dorën nëpër rrugët e Prishtinës, që këtyre t’iu sigurojnë shumë të majme parash.

Aktori Arben Bajgora, i cili luan njërin prej gangsterëve në film një mafioz të ftohët. Gjatë filmit, Bajgora , jep imazhin e një mashtruesi bindës të cilit asgjë nuk i bëhet vonë.

I pa mëshirshëm ndaj botës engjëllore të fëmijëve, ai me kolegun e tij, gjatë tërë filmit, me një sinqeritet i bind fëmijët e pa fajshëm që ata ta shtrijnë dorën, gjë të cilën edhe e arrijnë. Të futesh në një botë të tillë kërkohet sinqeritet ndaj vetës, korrektësi më vetën dhe besim të plotë në atë që bënë.


Ndërsa, aktori Selatin Ademi i cili luan rolin e një burri që jeton me një grua dhe një fëmijë të vogël të mashtruar nga banda kriminale, jep imazhin e një burri të urtë, por që ja pret mendja për çdo gjë. Ai këtë e dëshmon në momentin kur fillon ta përcjell djalin e tij, i cili është nisur në vendin e kriminelëve për t’iu sjellë paratë.

Filmi është xhiruar me një teknikë të thjeshtë, por mjaftë profesionalisht.

Çdo skenë, në vete kishte një estetikë të veçantë, mirëpo ekzistonin disa probleme të vogla të cilat zërin e përcjellin me një shushurimë, por kjo nuk paraqiste ndonjë pengesë.

Kuadrot janë të krijuara mirë dhe jo të vrazhda për syrin e spektatorit.

Ndërkaq, montazhi është në nivel të mirë artistik. Skenografia natyraliste përshtatet bukur me temën e filmit, dhe në asnjë moment nuk është e tepërt apo e mangët, por gjithnjë e mjaftueshme dhe e mrekullueshme.

Ilir Muharremi

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori