LAJMI I FUNDIT:

Mashtrojnë qytetarët lidhur me dokumentacionin për të punuar jashtë vendit, arrestohen dy të dyshuar

Mashtrojnë qytetarët lidhur me dokumentacionin për të punuar jashtë vendit, arrestohen dy të dyshuar
Foto: Ilustrim

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar sot B. K. (29) dhe B. E. (33), shtetas të Kosovës, nën dyshimin se kanë marrë nga persona të ndryshëm shuma të caktuara parash në total prej rreth 10.000 eurosh, duke u premtuar se do t’ua rregullojnë dokumentet për punësim jashtë vendit.

Sipas njoftimit për media, mbështetur në rezultatet e para të hetimeve, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar mund të jetë më i madh.

“Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 5 persona, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar. Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kalojë në institucionet kompetente”, thekson njoftimi.


Ndryshe deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj, në emisionin ”Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu u ka bërë thirrje kosovarëve të cilët duan të shkojnë në Kroaci për të punuar, të kenë kujdes se me kënd lidhin kontratë pune, pasi që sipas saj po bëhen manipulime të shumta.

Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat u bënë thirrje kosovarëve: Kujdes me kënd lidhni kontratë pune në Kroaci, ka manipulatorë
Lexo po ashtu Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat u bënë thirrje kosovarëve: Kujdes me kënd lidhni kontratë pune në Kroaci, ka manipulatorë

Ajo pati thënë se 3 mijë punëtorë nga Kosova kanë shkuar në Kroaci me kontrata dhe leje pune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori