LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi i pacientëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë (Foto)

Mashtrimi i pacientëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë (Foto)

Një lexues i Telegrafit nga Peja ka dërguar disa fotografi të cilat sipas tij janë bërë në Qendrën e Mjekësisë Familjare tek Parku Karagaq në Pejë.

Arsyeja pse lexuesi në fjalë i ka dërguar fotografitë ka të bëjë me një shqetësim të tij.

Bëhet fjalë për një lexues i cili pretendon se është gënjyer nga stafi i kësaj qendre mjekësore.


“Jam në qendrën familjare në Pejë, tek parku Karagaq, me një pacient. Gjërat që më shkruajti mjeku u desh ti bleja të gjitha. Stafi teknik aty më thanë se nuk kemi as shprica e as infuzione. Unë vjedhurazi i bëra disa foto në një nga dollapët e tyre. Aty shihen se ka medikamente, por neve na detyrojnë ti blejmë”(sic), ka shkruar lexuesi në fjalë. /Telegrafi/

w1

w2

w5