Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga zëvendësministri Jusuf Thaçi, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, dhe zëvendësministri Xhavit Rexhaj, i ngarkuar për çështjet e organizimit të testit të arritshmërisë, me datë 21 maj 2020 është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani.
Në këtë takim mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala.
Sipas njoftimit, temë e diskutimit ishte zhvillimi i procesit arsimor në përmbyllje të vitit shkollor dhe të vitit akademik në kontekstin e pandemisë Covid-19.
MAShTI kërkoi opinione dhe sugjerime nga MSh dhe IKShPK për një sërë aspektesh si përfundimi i vitit shkollor dhe akademik, provimi i maturës dhe testi i arritshmërisë, provimet në institucione të arsimit të lartë dhe çështja e institucioneve parashkollore përfshirë edhe mundësitë eventuale të rihapjes së institucioneve edukative-arsimore publike dhe private bazuar në trendet epidemiologjike.
Palët u dakorduan se duhet vazhduar me qasjen e kujdesshme dhe me punën e deritanishme në menaxhimin e institucioneve dhe të procesit arsimor me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe luftimit të Pandemisë Covid-19.
Pas trajtimit në hollësi të gjitha çështjeve relevante, u vlerësua se duhet pritur edhe vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në fund të muajit maj.
“Kjo analizë e institucioneve tona përgjegjëse për menaxhimin e kësaj emergjence do të tregojë për hapat e mëtejmë për menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të parapara për përfundimin e vitit shkollor dhe organizimin më të mirë të mundshëm të testeve kombëtare”, thuhet në njoftim.
Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKShPK-së u zotuan se do të ofrojnë përkrahje për proceset e ardhshme në sektorin e arsimit. Palët, po ashtu, u dakorduan se kërkohet vazhdimi i mobilizimit dhe qasjes së angazhuari të gjithë Qeverisë dhe faktorëve arsimor, përfshirë drejtoritë komunale të arsimit dhe të menaxhmentit të shkollave për të menaxhuar si duhet fazën e ardhshme të Pandemisë Covid- 19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë