LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli kthehet në grua!

Mashkulli kthehet në grua!

Nuk e ka kapërcyer ylberin e as nuk ka pirë ilaçe për ndryshimin e gjinisë, por shndërrimi nga ai në ajo është i pandalshëm. Se çfarë po ndodh me britanikun 60-vjeçar nuk po e dinë as mjekët.

Babai i pesë fëmijëve po kërkon ndihmë më të madhe sepse është duke u shndërruar në grua.

”Unë jam burrë, e jo grua. Dhe nuk dua të jem grua. Vetëm dua që jeta të më kthehet në normale”, thotë Terry Wright, këngëtari 60-vjeçar në një bar në Angli.

Para dhjetë vjetësh ka filluar të humbasë mjekrën dhe qimet nëpër trup. Që prej atëherë lëkura ka filluar t’i bëhet më e lëmuar dhe gjinjtë kanë filluar t’i rriten.


Testet e gjakut kanë treguar se niveli i hormonit femëror estrogjen është më i lartë se normal.

Mirëpo, doktorët i kanë thënë se nuk kanë parë më parë një rast të tillë dhe nuk dinë se si ta ndalin këtë proces.

”Doktorët e kanë quajtur rastin tim interesant dhe unik, mirëpo unë vetëm dua që gjërat të kthehen në normalitet, që prapë të bëhem burrë i vërtetë”.

”Fëmijët në lagje më prekin. Më thërrasin Burri-Ajo dhe gjëra të ngjashme. Njëherë një fëmijë më ka goditur rastësisht dhe e ëma e tij ka thënë: ‘Kërkoi falje zonjës!’ Shokët e mi janë të shokuar dhe tentojnë të më kthjellin duke më thënë se jam ‘mashkull i bukur”’.

Terry është i gjatë 164 centimetra dhe i ndërtuar mirë, që e bën atë të jetë edhe më femëror.

Psikiatrit e kanë shpallur të shëndoshë mental, derisa skanimet e shumta që i janë bërë kanë evituar mundësinë që niveli i estrogjenit të mund të jetë i lartë për shkak të ekzistimit të tumorit.