LAJMI I FUNDIT:

MASH formoi grup ndërsektorial që kujdeset për rritjen e sigurisë në shkolla

MASH formoi grup ndërsektorial që kujdeset për rritjen e sigurisë në shkolla

Është formuar grup ndërsektorial i cili do të kujdeset për ruajtjen e sigurisë në objektet e shkollave në nivelin e duhur, pasi që në mëngjesin e sotëm një pjesë e udhëheqësive të shkollave morën mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në objekte.

Për këtë sot në pres konferencë informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila tha se është e rëndësishme që shkollat të mbeten mjedis paqësor dhe harmonik në të cilin nxënësit individualisht do t’i përkushtohen përvetësimit të sa më shume njohurive dhe atyre njohurive më cilësore.

“Mbajtëm takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me disa institucione të tjera të cilat janë përgjegjëse për sigurinë publike, përfaqësues të Ministrisë së Transformimit Dixhital dhe të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike. Së bashku do të veprojmë në periudhën e ardhshme dhe me përpjekje shtesë nga komunat, do të rrisim sigurinë në shkolla”, tha Janevska, duke shtuar se të gjitha raportimet e sotme janë të rreme, ndërsa pas kontrolleve të kryera, nxënësit janë kthyer në mësimdhënie. Falënderoj policinë dhe të gjitha shërbimet e tjera për ndërhyrjen e shpejtë dhe përkushtimin ndaj më të rinjve dhe njëkohësisht më vjen keq që dikush po luan me fëmijët tanë dhe po shqetëson publikun”. Ju kujtoj se shkollat duhet të vazhdojnë të raportojnë menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për çdo denoncim për mjete shpërthyese dhe të ndjekin udhëzimet dhe protokollet të cilat do të merren nga personat ekspertë të Ministrisë. Natyrisht, është e rëndësishme që të kenë kujdes se kush dhe si hyn në objektet shkollore”, theksoi Janevska.


Ministrja Ju bëri thirrje mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë të shkollave që për komunikim të përdorin ekskluzivisht adresat elektronike zyrtare të krijuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa rekomandimet për komunat janë që sipas mundësive të angazhojnë siguri fizike dhe të in-stalojnë mbikëqyrje video.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori