LAJMI I FUNDIT:

Masë që mund të rrisë tensionet ndërmjet dy aleatëve të NATO-s: Turqia arreston avokatin e punësuar nga Ambasada gjermane në Ankara

Masë që mund të rrisë tensionet ndërmjet dy aleatëve të NATO-s: Turqia arreston avokatin e punësuar nga Ambasada gjermane në Ankara

Turqia ka arrestuar një avokat turk të punësuar nga Ambasada gjermane në Ankara, tha të mërkurën një diplomat në Ministrinë e Jashtme, një masë që mund të rrisë më tej tensionet midis partnerëve të NATO-s.

Siç shkruan euronews, përcjell Telegrafi, marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar për shkak të kritikave gjermane për presidentin Recep Tayip Erdogan për goditjen e kundërshtarëve të dyshuar pas një grusht shteti të dështuar në vitin 2016 dhe ofensivës ushtarake të Turqisë muajin e kaluar kundër milicisë kurde në Siri.

“Ne po përpiqemi intensivisht të zbulojmë se cilat janë akuzat dhe të heqim masën”, ka thënë një zyrtar gjerman, duke mos pranuar të emërohej. “Arrestimi është i pakuptueshëm”.


Avokati u arrestua në mes të shtatorit, tha zyrtari.

Po sipas euronews, avokati ishte punësuar nga Ambasada gjermane për të siguruar dokumente në lidhje me shtetasit turq që kishin kërkuar azil në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.

Ndryshe, po sipas të njëjtit medium, numri i turqve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur që nga grushti i dështuar i vitit 2016, për të cilin Erdogan thotë se ishte planifikuar nga përkrahësit e klerikut me qëndrim në Amerikë, Fethullah Gulen.

Midis janarit dhe tetorit të këtij viti rreth 9,500 turq kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani, me rritje prej 8% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë shifrat zyrtare, duke i bërë turqit grupin e tretë më të madh të azilkërkuesve pas sirianëve dhe irakianëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori