LAJMI I FUNDIT:

Masazhi i shputave shëron lodhjen

Masazhi i shputave shëron lodhjen

Statistikat tregojnë që çdo i dhjeti pacient me sindromën e lidhjes kronike arrin të shërohet në tërësi. Andaj, rekomandojmë refleksologjinë, masazhin terapeutik të shputave, që ndihmojnë që të aktivizohet mekanizmi mbrojtës natyror për forcimin dhe mbrojtjen e shëndetit.

Lodhja është dukuri normale fiziologjike e dobishme për organizmin e njeriut, sepse na sinjalizon që duhet të bëjnë pushim një ose dy orë ose të flemë pak gjumë. Nëse është fjala për lodhjen e rëndomtë, organizmi pas pushimit do të këndellet. Mirëpo, nëse asgjë nuk ndihmon, duhet dyshuar në stërlodhje (dërrmim), ndërsa në rastet më drastike në lodhje kronike, e cila mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin.

Simptomat nuk janë gjithmonë të qarta
Lodhja kronike mund të zgjasë muaj të tërë, madje edhe vite të tëra, dhe që në tërësi ta dërrmojë njeriun. Në rastet më të shpeshta shfaqet tek popullata në qytete, në rend të parë te ajo popullatë që aktivisht punon, gjë që i shkon në favor tezës që sindroma e lodhjes kronike pikërisht është pasojë e mënyrës së jetës moderne. Personi i cili vuan nga sindroma e lodhjes kronike nuk është e thënë të jetë i vetëdijshëm për pasojat serioze të vështirësive, sepse ndaj simptomave të zakonshme siç janë: mungesa e vazhdueshme e energjisë, harresa dhe rënia e përqendrimit shpesh lidhen me dhembje koke, dhembje në nyjat limfatike, në nyjat e gjymtyrëve, dhembje të muskujve dhe fytit.

Si të veprohet kur dhemb shpirti
Rezultatet më të mira arrihen me qasjen holistike ndaj pacientit, esenca e së cilës është që çdo njeri të trajtohet si tërësi e përbërë nga tre komponentë: mendja, trupi dhe psika. Pra, merren parasysh të gjitha aspektet e jetës së pacientit, shprehitë e tij, mënyra e ushqimit, problemet personale, gjendja emocionale. Megjithatë, shfaqjen e lodhjes kronike më së shpeshti e shkaktojnë problemet psikike. – Zakonisht janë probleme me të cilat pacienti pa dëshirë ballafaqohet, andaj edhe nuk i shfaq. Për shembull, ndodh që vetes i shtrojmë kërkesa joreale. Mosshfaqja e dhembjes së thellë, për shembull pas humbjes së personit të dashur, mund të çojë deri te ndjenja e lodhjes kronike. Pasoja të njëjta mund të ketë edhe zemërimi i shpeshtë por i pashfaqur, por edhe mërzia e përditshme.

Statistikat tregojnë që çdo i dhjeti pacient me sindromën e lidhjes kronike arrin të shërohet në tërësi. Andaj, rekomandojmë refleksologjinë, masazhin terapeutik të shputave, që ndihmojnë që të aktivizohet mekanizmi mbrojtës natyror për forcimin dhe mbrojtjen e shëndetit, duke bërë katër teknika të thjeshta.

Pikat refleksive
Linja midis pikave 2 dhe 3 – linja e sipërme refleksive (pikat për mushkëri)
3 – pika refleksive për mushkëri,
1 – pikë refleksive për krahë;
Linja midis pikave 3 dhe 4 – linja e poshtme refleksive (pikat për mushkëri)
4 – diafragma
5 – pleksusi solar

Katër taktika të thjeshta

• Me dorën e majtë merret shpina e shputave, ndërsa me gishtin tregues të dorës së djathtë tërhiqen linjat e imagjinuara vertikale nëpër një të tretën e pjesës së shputës. Në atë pjesë tuli gjendet pika refleksive për mushkëritë, së cilës duhet bërë një masazh të butë në mënyrë që të përmirësoni frymëmarrjen. Relaksimi dhe marrja thellë frymë aktivizon mekanizmat mbrojtës në organizëm që, në saje të këtij masazhi, më lehtë pushohet dhe relaksohet. Pas dy-tre minutave në po të njëjtën mënyrë bëni masazh shputës tjetër.

• Bëni masazh tërë harkut nën gishtërinj, sepse në ta gjendet linja e sipërme e pikës refleksive të mushkërive dhe zona refleksive për brezin e krahëve. Shtrëngoni fort, sikur t’i kishit relaksuar muskujt e asaj pjese, pastaj me lëvizje rrethore bëni masazh zonës nën gishtin e vogël. Masazhi i secilës shputë duhet të zgjasë 5 minuta.

• Me gishtin e madh bëni masazh linjës së poshtme të pikës refleksive të mushkërive nga pjesa e brendshme e shputës në drejtim të së jashtmes dhe anasjelltas. Bëni masazh pikës refleksive për diafragmën, sepse ajo ndikon në cilësinë e frymëmarrjes. Do të keni nxjerrje dhe marrje të thellë të frymës, që do të shpejtojë dhe përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të heqin lodhjen.

• Kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni pikës në të cilën gjendet pleksusi solar. Në të mbështeteni majën e gishtit të madh dhe bëni lëvizje rrethore. Sa më shumë që është e mundur lironi krahët, fytyrën, muskujt e qafës dhe mendoni për diçka të këndshme dhe qetësuese.

Refleksologjia është teknikë e vjetër mjekësore që përbëhet prej masazheve të buta në pika të caktuara që gjenden në shputat e këmbës dhe nëpërmjet sistemit nervor stimulojnë organet e sëmura apo të dobësuara. Në këtë mënyrë forcohet sistemi imunitar që ndihmon në shërimin e sëmundjes.

Në shputa dhe pëllëmbë gjenden pikat refleksive të të gjitha organeve dhe pjesëve të trupit – shputa e djathtë është pasqyrë e anës së djathtë të trupit, ndërsa e majta e pjesës së majtë të trupit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Katër ushqime që ndihmojnë në rritjen e niveleve të vitaminës D, të zbuluara nga një nutricionist

Katër ushqime që ndihmojnë në rritjen e niveleve të vitaminës D, të zbuluara nga një nutricionist

Kalo në kategori