LAJMI I FUNDIT:

Masat anti-Covid të vendosura nga Shqipëria: Radhë kilometrike dhe pritje të gjata nga qytetarët e Kosovës

Masat anti-Covid të vendosura nga Shqipëria: Radhë kilometrike dhe pritje të gjata nga qytetarët e Kosovës

Mijëra automjete të Kosovës po presin në radhë më orë të tëra për të kaluar kufirin.

Televizioni publik shqiptar raporton se radhët janë kilometrike deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Qytetarët janë të revoltuar derisa presin të kalojnë kufirin me Shqipërinë.


“Nuk është normale të presim nga pesë orë”, shprehet një qytetarë i revoltuar i Kosovës.

“Jemi duke pritur prej një orë e gjysmë. Ka mbetur vetëm grilat t’i vendosin në kufi me Shqipërinë. Kolonat janë deri në Zhur. Kjo nuk është normale”, shprehet një tjetër qytetar.

“Kovidi është në të dy anët e kufirit. Nuk është në rregull të maltretohen kështu njerëzit. Zoti mirë e bëftë”, deklaroi qytetari tjetër që po priste me orë të tëra për t’u futur në Shqipëri.

Mirëpo një tjetër qytetarë hedh akuza edhe ndaj qytetarëve pasi sipas tij ata do të duhej të dinin rregullat para se të niseshin për të kaluar kufirin.

“Nëse është e parapara që qytetarët të vaksinohen, pse ata nisen pa vaksina…Faji është i dyja qeverive megjithatë”, thotë qytetari.

Sot ka qenë dita e dytë që Shqipëria zbaton masa të veçanta për kalim në pikat kufitare.

Edhe për t’u futur në Kosovë, qytetarët duhet të kenë dëshminë e vaksinimit apo testin e coronavirusit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme të përditësuara në orën 19:30, për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë qytetarët duhet të presion deri në 40 minuta, derisa për të kaluar në Shqipëri nga Kosova pritjet janë deri në 10 minuta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori