LAJMI I FUNDIT:

Martesë në kalim

Martesë në kalim

Kisha suedeze ka vendosur që çifteve të ardhshme bashkëshortore t’u lehtësojë zhytjen në ujërat martesore. Ceremonitë shtatë-minutëshe, me përcjelljen e muzikës së Elvis Presleyt dhe asaj kishtare do të mbahen në kuadër të kishës.

"Rreth 36 çifte veçmë janë paraqitur për martesë në tubimin e adhuruesve të automjeteve në Vasteras, në Suedinë e mesme", thotë prifti Jerker Asterlund, iniciues i këtyre kurorëzimeve të pazakonta.

”Martesat po bëhen çdo ditë e më komerciale dhe kjo neve nuk na intereson aspak. Ne dëshirojmë që gjërat t’i bëmë sa më të thjeshta”.

”Kjo nuk është vetëm punë qejfi, por edhe mënyrë se si kisha suedeze tregon se mund të marrë pjesë në festim dhe fat, e jo vetëm në kriza e katastrofa”, ka përfunduar prifti.