Sllovenët zotërojnë biznese të fuqishme në Kosovë si kompaninë e telefonisë mobile “IPKO”, bankën e cila renditet e treta në treg, ”NLB Banka-Prishtina”, Fondin Slloveno-Kosovar të Pensioneve, aksione në "Birra Peja" dhe eksporte në vlerë prej qindra miliona eurove, ku dominojnë Argeta, Alpsko, mobilie etj, ndërkohë kanë ndarë një shumë qesharake në konferencën e donatorëve për Kosovën, vetëm 500 mijë euro.
Në lidhje me këtë, Safet Gërxhaliu, sekretar për Mardhënie me Jashtë në Odën Ekonomike të Kosovës, në cilësinë e ekspertit tha se statistikat sllovene tregojnë se eksportet e tyre në Kosovës janë në shumat nga 300 deri në 400 milionë euro, ndërsa statistikat e Kosovës për importet nga Sllovenia flasin për shuma deri në 100 milionë euro.
“Është një çështje që duhet hetuar”, tha Gërxhaliu.
Ai ka kritikuar ashpër shtetin slloven se pse ka dhënë vetëm 500 mijë euro për Kosovën në konferencën e donatorëve, kur ka një biznes kaq të madhe me Kosovën.
Sipas burimeve qeveritare në Bruksel, edhe vetë qeveria e Kosovës ka mbetur tepër e pakënaqur me shumën e ndarë nga shteti slloven.
“Nëse dikush e ka shfrytëzuar revolucionin në Kosovë, që ka ndodhur pas luftës dhe e ka mbledhur ajkën e biznesit, atëherë ky vend është Sllovenia. Kjo ka treguar se ky vend ka për qëllim vetëm grabitjen dhe kjo u pa më së miri në konferencën e donatorëve’, tha Gërxhaliu.
Por ai thotë se nuk ka mbetur i befasuar, por se kjo gjë që ka ndodhur duhet ti prekë në sedër të gjithë biznesmenët kosovarë që kanë bashkëpunim të madh me Slloveninë dhe ja mundësojnë asaj të eksportojnë në Kosovë mallra në vlerë prej qindra miliona eurove.
Nga ana tjetër, edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se ndihma e shtetit slloven për Kosovën duhej të ishte më e madhe dhe shpreson që Sllovenia ta bëjë këtë herën tjetër.
“Për çdo ndihmë që i është dhënë Kosovës nga çdo shtet, duhet thënë faleminderit. Donacioni slloven është shumë simbolik pasi Sllovenia me prodhimet e saja në Kosovë është mjaft prezent me eksporte në shuma prej dhjetëra milionë eurove", tha Shahini duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e shtetit slloven. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para