Kanë marr fund shqetësimet rreth një dukurie se diçka e mistershme kishte ndodhur javë më parë në njërën prej klasave të shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, me ç’rast 10 vajza të një paraleleje ishin ankuar se janë alivanosur për disa ditë me radhë, pa e ditur shkakun e kësaj dukurie.
Kjo i kishte shqetësuar tej mase prindërit e këtyre nxënësve dhe më gjerë, ndërsa në marrëveshje me drejtorin e shkollës, nxënësit e kësaj klase janë dërguar në pushim.
Pasi kanë pushuar një javë, ata i janë kthyer sot procesit mësimor normalisht, ndërsa nuk është shfaqur ndonjë problem shëndetësor tek ta.
Drejtori i shkollës së mesme ekonomike në Mitrovicë, Avdulla Bejtullahu, ka bërë të ditur se pas pushimit një javor, nxënësit e klasës në fjalë i janë kthyer sot mësimit dhe gjendja e tyre është e mirë. Sipas tij, tre nxënësve të të njëjtës klasë i është vazhduar pushimi edhe për një javë, meqë kanë qenë raste më të ndjeshme, ndërsa siç tha ai, në bazë të kontakteve të vazhdueshme me prindërit e këtyre nxënësve, konfirmohet gjendja e mirë e tyre.
“Pas pushimit që u kemi dhënë nxënësve të cilët kanë pasur probleme shëndetësore, sot janë kthyer në shkollë. Gjendja është e mirë, nuk ka ndonjë rast që është lajmëruar. Tre nxënësve të asaj klase ua kemi vazhduar pushimin, meqë kanë qenë raste më të theksuara dhe më të ndjeshme, ndërsa besoj se javën e ardhshme edhe ata do të kthehen…Vazhdimisht kujdestari I klasës është autorizuar që të mbaj kontakt me prindërit e tyre…gjendja e tyre është e mirë është përmirësuar dhe shpresoj se në të ardhmen nuk do të ketë raste të tilla…Unë I marr parasysh vetëm analizat, rezultatet dhe raportet e mjekëve. Në bazë të raporteve të tyre nuk bëhet fjalë për kurrfarë helmimi”, ka thënë Bejtullahu.
Halil Mustafa, kujdestar i klasës 11/10, tha se këta nxënës kanë filluar sot sërish mësimin, nuk ka shqetësime dhe gjendja e përgjithshme është normale.
“Dyshim i bazuar nuk ekziston, spekulime të ndryshme mund të qarkullojnë, por diçka konkrete prej spitalit dhe mjekëve nuk kemi. Gjendja është normale. Sot kemi filluar mësimin, kemi praktikën profesionale sot të cilën e zhvillojmë në këtë gjykatore, dhe deri tani gjendja është në rregull, nuk ka shqetësime”, theksoi Mustafa.
Vetë nxënësit i kanë konfirmuar ekipit të KosovaPressit gjendjen e tyre të mirë dhe pa probleme, por nuk pranuan të flasin para kamerës.
Edhe Mursel Tahiri, babai i njërës prej nxënëseve që ka përjetuar probleme të tilla, nuk pranoi të flas para kamerës, por tha se ka bërë të gjitha analizat e duhura për vajzën, dhe se ajo po ndjehet tani shumë mirë.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se veprimet policore janë të vazhdueshme në kontakt me autoritetet e shkollës, të Drejtorisë së Arsimit, inspektorët komunalë, si dhe gjithë mekanizmat tjerë, me qëllim që problematika e shfaqur në atë shkollë të trajtohet nga mekanizma përkatës.
Ai ka potencuar se pas kontrollit të detajuar nga policia në hapësirat e shkollës, nuk është gjetur ndonjë element që do të ishte çështje për ta hetuar policia.
“Policia ka qenë në vendin e ngjarjes, pra në klasën e mësimit të shkollës në fjalë, mirëpo nga shikimi i vendit të ngjarjes, aty ku nxënësit kanë qenë prezentë në klasë, nuk është gjetur ndonjë element, dëshmi apo indikacion që do të ishte çështje për ta hetuar policia”, sqaroi për KosovaPress Zahiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit, pastaj shohim si do të veprojmë tutje
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?