Përfitimi më i madh nga Marrëveshja e Përzhinos ishte themelimi i Prokurorisë Speciale, gjithçka tjetër shkon ngadalë dhe me obstruksione të vazhdueshme në implementimin e saj nga ana e partisë më të madhe në pushtet. Së fundmi, vendimi për abolim i presidentit Ivanov minimizoi tejmase Marrëveshjen Përzhinos. Në njëvjetorin e firmosje së saj, gjithçka duket se ka ndaluar…
U bë një vit që kur u firmos Marrëveshja e Përzhinos, marrëveshje kjo që atëkohë, kishte ngjallu shpresa se do të nxjerrë vendin nga kriza, megjithëse ende nuk kanë pushuar përpjekjet për të marrë formën e duhur. Për partitë në pushtet – OBRM-PDUKM dhe BDI, Marrëveshja e Përzhinos ende vlen, ndërkohë që opozita maqedonase vazhdon ta konsiderojë si të gjallë, por kritike vazhdimisht në zbatimin e saj. Ndryshe nga tre nënshkruesit tjerë – Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ishte ai që Marrëveshjen e Përzhinos e shpalli të vdekur. Ky qëndrim i Thaçit erdhi pas ndryshimit të ministrave dhe zëvendësministrave të LSDM-së nga ana e OBRM-PDUKM dhe BDI dhe mungesës së vullnetit të këtyre partive për t’u ulur prapë në tryezën e bisedimeve për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të Marrëveshjes së Përzhinos. Kur jemi tek përftimet nga kjo marrëveshje, sukses më i madh llogaritet vetëm themelimi i Prokurorisë Speciale, draft-ligji i së cilës iu imponua palëve nga faktori ndërkombëtar dhe me një procedurë të shpejtë u formalizua dhe në Parlament. Për çdo gjë sa i përket zbatimit të saj – ndodhi me presionin e vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar. Presioni i faktorit ndërkombëtar ishte vendimtar që bëri të mundur pikërisht më 2 qershor të vitit të kaluar, vënien e firmave në Marrëveshjen politike mes katër liderëve politikë, në rezidencën e BE-së në lagjen Përzhino të Shkupit pas negociatave maratonë me prezencë edhe të eurokomisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav. Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, opozita maqedonase ndali të ashtuquajturat “bomba”, duke u kthyer në Parlament dhe njëkohësisht duke pranuar të jetë pjesë e Qeverisë së Gruevski, i cili dha dorëheqje. Më pastaj, jo gjithçka shkoi në vijë të drejtë më atë që u nënshkrua në Përzhino, sidomos konflikti politik nuk pushoi as në Qeveri mes VMRO dhe LSDM-së, më saktë mes ministrave dhe zëvendësministrave plotësues, ku njëri merrte vendime e tjetri vepronte ndryshe. Politika e bërrylave mori hov më shumë sidomos pas dorëheqjes së Gruevskit nga posti i kryeministrit të Qeverisë dhe ardhjes në këtë post të Emil Dimitrievit, duke plotësuar edhe një kusht të Marrëveshje së Përzhinos. Palët dështuan të plotësoje një pikë tjetër të Marrëveshjes së Përzhinos, gjegjësisht protokollit të saj të 15 korrikut – zbardhjen e përgjegjësisë politike mbi skandalin e përgjimeve, duke mos bërë asgjë me Komisionin anketues të cilin e udhëhoqi opozita, por që shumicën e anëtarëve e kishte VMRO. Kur jemi tek zgjedhjet, gjithashtu pati përparim duke votuar ndryshime të Kodit zgjedhore dhe duke u zgjeruar Komisioni Shtetëror Zgjedhor nga shtatë në nëntë anëtare, tre prej të cilëve nga radhët e ekspertëve të pavarur. Por ajo që pritej më së shumti nga ky organ, si brenda vendit ashtu dhe nga faktori ndërkombëtare, ishte pastrimi i Listës zgjedhore. Më saktë, heqja votuesve fiktiv për të cilat pretendonte jo vetëm opozita maqedonase, por edhe dy partitë shqiptare – BDI dhe PDSH, si dhe një pjesë e konsiderueshme e opinionit vendos. Procesi i pastrimit të Listës zgjedhore të vetmen gjë pozitive e pati saktësimin e defekteve të Listës, por jo edhe të definojë deri në fund votuesit fiktiv. Së fundmi, eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, propozoi formimin e një grupi ndërkombëtarë që do të bëjë pastrimin e Listës zgjedhore. Pikërisht dilema me Listën zgjedhore dhe mungesa e reformës në media u bënë shkak që zgjedhjet të mos mbahen as më 24 prill dhe e as më 5 qershor. Brenda një viti koha u harxhua më shumë duke u marrë me datat e zgjedhjeve, ndërkohë nuk munguan as protestat e të ashtuquajtur “Revolucioni i larmë” që u organizua nga organizata joqeveritare “Protestoj”, njofton Koha.mk
Nga ana tjetër, ende nuk u diskutuan kërkesat e partive politike shqiptare, edhe pse Marrëveshja e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike ishin ndër pikat kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos. Tani që grupet punuese për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos nuk funksionojnë dhe lehtësuesi i bisedimeve eksperti Belg Piter Vanhojt nuk pranohet nga OBRM-PDUKM, mbetet që në Parlament të mund të flitet për kërkesat shqiptare. Bazë për këtë ka meqë një muaj më parë, Sekretariati për implementimin Marrëveshjes së Ohrit bëri publik analizën cilësore të kësaj marrëveshje, ku njëra ndër pikat kryesore është avancimi i gjuhës shqipe dhe decentralizmi i plotë fiskal. Megjithë obstruksionet e partisë në pushtet, Marrëveshja e Përzhinos implementohej ngadalë dhe dukej që kriza politik do të shkonte drejt fundit të saj, por vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov për abolimin e 56 politikanëve dhe zyrtarëve shtetëror prishi gjithçka. Kjo bëri që të acarohet klima politike me protesta dhe kundërprotesta mes pushtetit dhe opozitës. Ndërkohë Qeveria OBRM-PDUKM-BDI në krye me Emil Dimitrievin vazhdon punën e saj me zotimin se do të bëj reformat e kërkuara nga BE. Ndërsa kjo nuk pritet mirë nga opozita, e cila kërkon Qeveri gjithëpërfshirëse që do të bëjë reformat duke përfshirë këtu dhe përgatitjen e terrenit zgjedhore për zgjedhje të lira dhe demokratike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët