LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje midis KQZ dhe KKRT-së për zgjedhjet lokale

Marrëveshje midis KQZ dhe KKRT-së për zgjedhjet lokale

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Kombëtar i Radio-Televizionit nënshkruan të martën marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e radio-televizioneve në mbulimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati, dhe Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, nënshkruan marrëveshjen e cila bëhet në bazë të Kodit Zgjedhor para fillimit të periudhës zgjedhore.

KQZ-ja ngre Bordin e Monitorimit të Medias, i cili shfrytëzon kapacitetet teknike dhe njerëzore, që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit. Marrëveshja ka të bëjë me rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të KKRT-së për nevojat e monitorimit.

Bordi do t`i paraqesë çdo ditë KQZ-së, përfundimet e veta për ditën pararendëse. Radiot dhe televizionet publike dhe private në Shqipëri janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen për një periudhë tremujore pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me kërkesë të KQZ-së, i vihen menjëherë në dispozicion këtij organi. /Telegrafi/