LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje MASH-KQZ për zgjedhjet lokale

Marrëveshje MASH-KQZ për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Arsimit, kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për zgjedhjet lokale të 8 majit. Sipas marrëveshjes, palët angazhohen për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore që do të zhvillohen më datë 8 maj 2011.

Ky projekt synon rritjen e pjesëmarrjes së votuesve të rinj në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kombinuar me synimet e arsimimit të të rinjve parauniversitar për të kontribuar aktivisht në zhvillimet politike dhe sociale të vendit.

Ministri Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke theksuar se marrëveshja synon një bashkëpunim me shkollat, praktikisht me mësuesit dhe gjimnazistët e vitit të fundit që kanë arritur moshën për të votuar, për të marrë informacion e njohuri mbi sistemin e zgjedhjeve.

“Informim mbi rëndësinë e zgjedhjeve, mbi rëndësinë e institucionit të votës së lirë dhe pastaj për të drejtën e votimit dhe të gjithë sistemit tonë zgjedhor”. /Telegrafi/