LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Institutit KAF

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Institutit KAF

Instituti KAF me hapa të shpejtë po vijon rrugëtimin drejt krijimit të mundësive sa më të përshtatshme për kualifikim dhe zhvillim profesional të të rinjëve në bazë të standardeve dhe vlerave më të larta të profesionit. Në kuadër të kësaj strategjie hyn edhe nënshkrimi i marrëveshje i bashkëpunimit me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit KAF Z. Bujar Krasniqi dhe Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi. Qëllimi i këtij marrëveshje është bashkëpunimi profesional për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e kontabilitetit dhe financave, shkëmbimin e përvojave në fushën e kontabilitetit, auditivit dhe financave, si dhe certifikimin e studentëve të diplomuar të Fakultetit Ekonomik.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi tha se nënshkrimi i marrëveshjes me IKAF-in, si një institut i kontabilistëve dhe i audituesve, i jep nuanca të veçanta bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencës, duke fituar përvoja të ndryshme edhe studentët e Universitetit tonë.

Kurse, Drejtori Ekzekutiv Z. Bujar Krasniqi theksoi që do të përkrahë Universitetin Kadri Zeka në drejtim të zhvillimit profesional në bazë të standardeve profesionale, duke ju mundësuar studentëve që në sajë të njohurive të marra, të akumulojnë aftësitë e nevojshme duke rritur potencialin e tyre për punësimin në kompani/organizata private apo publike vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit, si specialist i fushës përkatëse të studimit duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të kontabilistit, financierit apo menaxherit të biznesit.


Palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt do të ulen të diskutojnë drejt mundësisë së bashkërendimit të kurikulave konform SNE 2 (Standardi Ndërkombëtar i Edukimit për përmbajtjen e kurkikulës për zhvillimin profesional të kontabilistëve dhe auditorëve) i dalluar nga bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit në Kontabilitet (IAESB) dhe direktivës Nr. 8 të Bashkimit Evropian për ofrimin e studimeve sa më cilësore në fushën e Kontabilitetit.

Për më tepër klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori