LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja për paqe me Rusinë do të ishte një marrëveshje me djallin”, deklarohet këshilltari i lartë ukrainas

“Marrëveshja për paqe me Rusinë do të ishte një marrëveshje me djallin”, deklarohet këshilltari i lartë ukrainas

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, sugjeroi se çdo marrëveshje e bërë me Rusinë nuk do të ishte përfituese për Ukrainën dhe se Moska thjesht do ta “tërhiqte në ferr”.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje me Rusinë për të ndaluar agresionin e vazhdueshëm kundër Ukrainës do të ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje me djallin”, tha një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Bëhet e ditur se komentet e Mikhailo Podolyak vijnë ndërsa presioni rritet ndaj Kievit për të kërkuar fundin e më shumë se dy viteve të luftimeve pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.


“Një marrëveshje do t’i blejë kohë presidentit rus, Vladimir Putin, për të forcuar ushtrinë e tij dhe për ta futur në një kapitull tjetër, potencialisht më të dhunshëm në luftë”, tha Podolyak.

“Nëse doni të nënshkruani një marrëveshje me djallin, i cili më pas do t’ju tërheqë në ferr, mirë. Kjo është ajo që është Rusia”, tha Podolyak kur u pyet për perspektivat e një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

“Nëse nënshkruani diçka sot me Rusinë, ajo nuk do ta humbasë luftën dhe nuk do të jetë ligjërisht përgjegjëse për krimet masive dhe kjo do të thotë se ju keni nënshkruar një biletë për të vazhduar luftën në një shkallë tjetër, me të tjerë protagonistë, me një numër të ndryshëm njerëzish të vrarë dhe të torturuar”, vazhdoi ai.

Siç raportohet, kjo është një pikëpamje e mbajtur në të gjithë kampin e Zelenskyt dhe e reflektuar gjerësisht në mesin e ukrainasve, por gjithashtu vjen gjithnjë e më shumë kundër presionit aktual perëndimor.

Forcat e Ukrainës mbeten të bllokuara në një luftë të përgjakshme me trupat e Moskës në Ukrainën lindore dhe Kievi vazhdon të përballet me kushte të vështira kundër ushtrisë shumë më të madhe të Moskës.

Rrëzohet një helikopter ushtarak rus, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit
Lexo po ashtu Rrëzohet një helikopter ushtarak rus, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Ato po përballen gjithashtu gjithnjë e më shumë me pasiguri mbi nivelin e mbështetjes së ardhshme politike nga aleati më i afërt i Ukrainës, SHBA-ja, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

E lodhja duket se po “gërryen” moralin e ukrainasve, të cilët kanë luftuar me bombardimet e vazhdueshme, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe humbjen e njerëzve të dashur për dy vjet e gjysmë.

Me këtë në mendje, edhe Zelensky ka lënë të kuptohet për një gatishmëri për të negociuar me Rusinë për herë të parë, duke sugjeruar që Moska duhet të dërgojë një delegacion në samitin e ardhshëm global të paqes, që pritet të mbahet në nëntor.

Por, Podolyak këmbëngul se një marrëveshje tani vetëm do të vononte dhunën edhe më të madhe.

“Po, mund të jetë një ngrirje e konfliktit për një kohë të caktuar. Por, kjo do të thotë se Rusia do të përditësojë ushtrinë e saj”, tha ai.

“Një vend agresor nuk erdhi në territorin e Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje paqeje. Kjo është e pakuptimtë”.

Ndryshe, pak vende po i shikojnë kthesat e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së me më shumë vëmendje sesa Ukraina – me Podolyak që është i bindur se qeveria e tij ka vendosur marrëdhënie të mira me të dyja palët në zgjedhjet amerikane.

“Ukraina ka marrëdhënie të mira me Partinë Republikane dhe Partinë Demokratike”, pohoi ai.

“Nuk është çështje marrëdhëniesh personale. Kjo është një çështje e marrëdhënieve institucionale midis palëve të Shteteve të Bashkuara dhe partive dhe institucioneve të Ukrainës”.

Megjithatë, disa politikanë kryesorë republikanë, duke përfshirë kandidatin republikan të Donald Trump, JD Vance, kanë shprehur mbështetje për tërheqjen e ndihmave jetike ushtarake amerikane për Ukrainën – dhe Trump shpesh portretizohet si favorizues i liderit rus, Vladimir Putin.

Cilado parti të dalë fituese nga zgjedhjet e nëntorit, Podolyak pohoi se Ukraina do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të forta me SHBA-në.

“Pavarësisht se kush do të jetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, unë nuk shoh një skenar ku është e mundur të ndalet ndihma për Ukrainën”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori