LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Brukselit sjell edhe një KEDS të ri – ElektroSeverin (Video)

Marrëveshja e Brukselit sjell edhe një KEDS të ri – ElektroSeverin (Video)

Kompania e re e energjisë, që do të formohet sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, do të ketë të njëjta të drejta siç i ka kompania KEDS.

Sipas marrëveshjes së publikuar nga zyra e Mogherinit, kompania është dashur të aplikojë brenda gushtit, por nuk ka aplikuar për licencë në import, eksport, transit, faturim, arkëtim dhe shpërndarje në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, siç parashihet në marrëveshje, raporton KTV.

E njëjta specifikon që kompania shtetërore serbe, EPS, do të krijojë këtë kompani, sipas Komunitetit të Energjisë, dhe në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator të Kosovës.


ElektroSever do të hyjë në diskutime me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të siguruar akses si palë e tretë, ndërsa do të licencohet vetëm atëherë kur KOSTT-i të bëhet anëtar i ENTSO-së.

Mirëpo, kjo kompani nuk është e vetmja që do të ketë këtë të drejtë. Në ZRRE ka aplikuar për të njëjtën licencë edhe kompania kroate HEP, e cila është në pritje të marrjes së një përgjigjeje, transmeton Koha.net.

Drejtues të KOSTT-it kanë thënë se deri tash, Kosova ka vepruar si treg i Serbisë, e cila në letra ka qenë përgjegjëse për kontrollim të sistemit.