LAJMI I FUNDIT:

Mariçiqi nga Athina: Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humb këtë mundësi për anëtarësim në BE

Mariçiqi nga Athina: Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humb këtë mundësi për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq, ka dhënë deklaratë mbi çështjen rrugës evropiane pas takimeve në Athinë me përfaqësuesit e lartë të BE-së, ndërsa theksoi se ka një moment të vendosmërisë për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian dhe se Maqedonia e Veriut nuk duhet të humbasë këtë shans

“Mesazhi është i qartë, vendet nga Ballkani Perëndimor duhet ta gjejnë veten sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Si asnjëherë më parë, ka një moment dhe vendosmëri për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian. Të gjithë janë të vetëdijshëm se as Bashkimi Evropian dhe as Evropa nuk mund të bashkohen pa u bërë çdo vend nga Ballkani Perëndimor anëtar i Bashkimit Evropian”, thotë Mariçiq.

Mariçiq, i cili së bashku me kryeministrin Kovaçevski ishte në një vizitë zyrtare në Athinë me rastin e përkujtimit të 20 vjetorit të mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik dhe atje ka bërë deklaratën e tij ku theksoi se gjatë takimit me mikpritësin, kryeministrin grek Mitsotakis, u konfirmua aleanca e fortë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se angazhimi është ashtu siç jemi bashkë në NATO dhe kështu duhet të jemi bashkë në Bashkimin Evropian.


Në takimet me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Mariçiq tha se janë mirëpritur ndryshimet kushtetuese, me thirrje që ai proces të përfundojë me sukses, me pjekuri, dhe nga të gjitha partitë politike në Kuvend.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është e përcaktuar dhe kjo është ajo që duan qytetarët. Është zgjedhja jonë nëse do t’i bëjmë këto ndryshime të nevojshme kushtetuese dhe do të fillojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit deri në vitin 2030 ose do të mbetemi në dhomën e pritjes”, thekson Mariçiç.

Negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq, në deklaratën e tij thekson se “pritja është një strategji që do të zbrazë vendin nga të rinjtë dhe do të vrasë shpresën, shpresën për një të ardhme më të mirë dhe evropiane” dhe për ai vazhdoi të thotë,“ne nuk duhet të lejojmë dhe nuk duhet të shkojmë kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejt anëtare e Bashkimit Evropian”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori