LAJMI I FUNDIT:

MARAFY: Njihuni me mega-projektin në Jeddah të Arabisë Saudite që do të ketë edhe një kanal prej 11 kilometrash të krijuar nga njeriu

MARAFY: Njihuni me mega-projektin në Jeddah të Arabisë Saudite që do të ketë edhe një kanal prej 11 kilometrash të krijuar nga njeriu

ROSHN Group, i mbështetur nga fondi i pasurisë i Arabisë Saudite, PIF, njoftoi të martën MARAFY, një projekt në veri të Jeddah që do të strehojë mbi 130,000 banorë me një kanal të krijuar nga njeriu ‘në qendër të tij’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pika kryesore e projektit është se ai do të sigurojë një “bregdet” të ri në qytet dhe do të jetë kanali i parë që do të ndërtohet ndonjëherë në Arabinë Saudite.

Kanali ‘i lundrueshëm’ do të jetë 11 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë.


Nën drejtimin e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, Grupi ROSHN është shfaqur si një zhvillues i klasës, duke intensifikuar aktivitetet e tij dhe duke udhëhequr shumë projekte kombëtare në një sërë sektorësh në ndjekje të qëllimeve ambicioze të ‘Vizionit 2030’.

David Grover, CEO i Grupit të ROSHN Group, e përshkroi zhvillimin si një “ndryshues të lojës”.

“MARAFY do të jetë një ndryshim i lojës në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme,… duke rritur cilësinë e jetës dhe duke krijuar një ndikim të madh në Jeddah”, citohet të ketë thënë Grover në një deklaratë për shtyp.

Ndërkohë bëhet e ditur se Kanali i MARAFY do të sigurojë një ‘bregdet’ të krahasueshëm në madhësi me ato të Çikagos, Stokholmit, Hamburgut dhe Londrës qendrore, duke sjellë mjedisin detar në zemrën e një qyteti historik që ka mirëpritur tregtarët, udhëtarët dhe pelegrinët për shekuj me radhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori