LAJMI I FUNDIT:

Maradonas i konfiskohen vathët për të paguar tatimet

Maradonas i konfiskohen vathët për të paguar tatimet

Policia italiane ia ka marrë vathët trajnerit të kombëtares argjentinase Diego Maradonas, në tentim që të paguaj një pjesë të tatimit të cilin ish futbollisti ia ka borxh shtetit nga koha kur ai ka luajtur për ekipin nga Napoli.

Maradona ia ka dorëzuar vathët me vlerë prej rreth 4.000 eurosh policisë në një spital në veri të Italisë, njofton transmetuesi britanik BBC. Agjencia italiane e lajmeve ANSA pohon se Maradona ka borxh 37 milionë euro nga koha kur në mes të viteve 1984 e 1991 ka luajtur për Napolin.

Në spital ai po qëndronte pas një serie të humbjeve të kombëtares argjentinase dhe ku po gjente shërim për shkak të problemeve me stres dhe peshë të tepërt.

Për shkak të rezultateve të dobëta, për të cilat Maradona ka marrë përsipër fajin, kombëtarja argjentinase është në rrezik që për herë të parë pas vitit 1970 të mos kualifikohet për Kampionatin Botëror.