Viti që lamë pas ishte një vit me plot kthesa, ndryshime, ngjarje mjaft të rëndësishme, vit që vlerësohet edhe si reformues, por i mbushur edhe me sfida të shumëta.
Në 2017-tën hymë me një përbërje të re kuvendore. Si rezultat i krizës politike dhe skandaleve që dolën në shesh, OBRM-PDUKM-ja pësoi një rënie të butë në përkrahjen popullore, duke marrë vetëm 51 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, por duke ruajtur kryesimin në taborin maqedonas.
Megjithëse shpresuan në fitore, LSDM-ja fitoi mbështetje, por jo sa për të dalë e para. Kjo parti siguroi vetëm 49 ulëse, një rezultat mjaft i ngushtë që do të sjellë ndryshime të mëdhaja.
Në taborin politik shqiptar, BDI-ja humbi disa vede, por vazhdoi të mbetet e para, me 10 ulëse. Lëvizja Besa, partia e re shqiptare arriti të sigurojë pesë ulëse në Kuvend, rrjedhimisht të ketë grupin parlamentar. Megjithëse u shpresua për rezultat të lartë, Aleanca për Shqiptarët siguroi vetëm tre ulëse, ndërkaq Partia Demokratike Shqiptare vazhdoi me rënien e saj, duke siguruar vetëm dy ulëse.
Në partitë maqedonase garuan edhe disa shqiptarë, duke siguruar dy vende. Kalkulimet thonë që LSDM-ja arriti që të merr disa deputetë më shumë falë votave të shqiptarëve, sidomos në veri dhe veriperëndim të vendit.
Në zhvillimet që do të pasojnë, rol kyç do të luaj edhe kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, zhvillime pati edhe në aspektin gjyqësor. Prokuroria Speciale Publike (PSP) vazhdoi me publikimin e lëndëve të reja hetimore, si edhe me ngritjen e aktakuzave, ku të përfshirë janë funksionarë të lartë shtetëror nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, por edhe të BDI-së, si edhe funksionarë të PDSH-së.
Kuvendi i Maqedonisë i filloi punimet me kryetarin e vjetër, Trajko Veljanoski, i cili nuk pranoi që ulësen t’ia lëshojë deputetit më të vjetër të përbërjes së re kuvendore.
Nga ana tjetër, kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov do ta caktojë mandatarin e parë për formimin e Qeverisë së re. Nikolla Gruevski e mori këtë privilegj, megjithëse paraprakisht dihej që ai nuk ka siguruar shumicë parlamentare. Kushtetuta e Maqedonisë thotë që të drejtën për t’u mandatuar e ka ajo parti politike, ose koalicion partishë politike që ka shumicë parlamentare në Kuvend, rrjedhimisht, nëse OBRM-PDUKM-ja fitoi më shumë ulëse në Kuvend, kjo nuk do të thotë se domosdo kjo parti duhet të krijojë Qeverinë e re.
Të nisur nga ideja e Ali Ahmetit, që fituesi duhet të bëj koalicion me fituesin, Ivanovi e mandatoi Nikolla Gruevskin. Pas bisedimeve të shumëta, në momentin që raportohej se është arritur koalicioni me BDI-në, ndodhi e kundërta. BDI dhe Ali Ahmeti i thanë JO koalicionit me OBRM-PDUKM-në dhe Nikolla Gruevskin. Akuza dhe kundërakuza u hodhën në aspekt të gjuhës shqipe. Në pah dolën akuza për gjoja tentim të federalizimit dhe kantonizimit të Maqedonisë. OBRM-PDUKM-ja vazhdimisht përdori shembuj të shteteve të dështuara, për të dëshmuar se një federalizim apo kantonizim i mundshëm do ta ndajë Maqedoninë.
Pas këtij dështimi, kryetari Ivanov duhej që të mandatojë atë që ka siguruar më së paku 61 nënshkrime të deputetëve. Në këtë drejtim, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, arriti që të sigurojë mbështetjen e të gjitha partive politike shqiptare, përpos PDSH-së. Pra, LSDM-ja siguroi 67 nënshkrime dhe me këtë kërkoi mandatin nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.
Kriza politike që pritej të merrte fund, në fakt u përkeqësua. Kryetari Ivanov vendosi të mos e jep mandatin, me arsyetime të ngjashme si ato të OBRM-PDUKM-së, dhe kërkoi garancë me shkrim që shteti nuk do të federalizohet. Dëshira e tij u plotësua nga Zoran Zaevi, megjithatë edhe pas kësaj, Gjorge Ivanov këmbënguli që të mos e mandatojë Zoran Zaevin, me të njëjtat arsye.
Bllokimit në Kuvend nga ana e Trajko Veljanoskit, si edhe mosdhënies së mandatit për Zoran Zaevin, iu shtua edhe protesta e organizuar nga përkrahës të OBRM-PDUKM-së nën organizimin e një shoqate të quajtur ”Tvrdokorni”. Protestat e tyre vazhduan çdo ditë, me të njëjtat akuza dhe kundërshtime si të OBRM-PDUKM-së dhe të Gjorge Ivanovit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kulmi i krizës politike, por edhe i kthesës së madhe do të jetë muaji prill, kur do të ndodhë edhe dhuna në Kuvendin e Maqedonisë. Natën e 27 prillit, pas mbylljes së seancës kuvendore, e cila vazhdonte e vazhdonte me fjalime, replika e kundërrepila të OBRM-PDUKM-së, vetëm e vetëm që të bllokohej mandatimi i Zoran Zaevit për të formuar qeverinë e re, shumica e re parlamentare qëndroi në Kuvend, konstatoi kuorumin kuvendor, votoi Talat Xhaferin për kryekuvendar.
Dhuna do të shpërthej në Kuvend. Protestuesit e ”Tvërdokorni”, do të lejohen lirshëm të futen në Kuvend për të bërë atë që bënë. Rrahën, keqtrajtuan, përgjakën deputetë të shumicës së re parlamentare, duke mos u kursyer as Zoran Zaevi. Më keq e pësoi Ziadin Sela.
Nga dhuna nuk u kursyen as gazetarët. Gjatë protestave të tyre, ”Tvrdokorni” disa herë sulmuan fizikisht edhe gazetarët.
Bashkësia ndërkombëtare dënoi ashpër dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, duke qortuar OBRM-PDUKM-në dhe liderin e tyre, Nikolla Gruevski. Një skandal diplomatik doli në shesh. Prania e një agjenti serb brenda në Kuvend, natën e 27 prillit, do të ftohë marrëdhëniet Maqedoni-Serbi, duke shkaktuar tërheqje të përkohshme të stafit diplomatik serb, nga Shkupi.
Pas gjithë kësaj dhune, shumica parlamentare nuk u tërhoq, ajo formoi Qeverinë e re në përbërje të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Lëvizja Besa vendosi të mbetet në opozitë.
Nga ana tjetër, PSP-ja vazhdoi me punën e saj. Shenja shprese dolën në pah për të burgosurit e rastit ”Monstra” dhe ”Sopoti”. Ndërkohë, gjykimi për Grupin e Kumanovës vazhdoi seancë pas seance. Në ditën e fundit të kohës për të vepruar, PSP-ja ngriti plot 17 aktakuza, disa prej të cilave vazhdimisht janë pranuar njëra pas tjetrës. Seancat e para gjyqësore janë mbajtur për disa nga aktakuzat, ndërkaq përgjimet e paligjshme janë pranuar si dëshmi në procedurat e mëtutjeshme gjyqësore.
Deri në fund të 2017-tës, zhvillimet politike morën një drejtim të ri, një kthesë pozitive brenda, por edhe jashtë, sidomos në aspektin e integrimeve euro-atlantike.
Maqedonia dhe Bullgaria arritën të nënshkruajnë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, diçka që i iritoi paksa fqinjët serb. Ndërkaq, sinjale pozitive filluan të jepen edhe në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë fqinje, çështje që e ka bllokuar Maqedoninë në integrimet euro-atlantike.
Zgjedhjet lokale të cilat u rrezikuan shumë nga bllokimet e njëpasnjëshme, më në fund u organizuan. Këto zgjedhje ndryshuan hartën politike të vendit. LSDM-ja fitoi 56 komuna dhe Bashkinë e Shkupit, BDI-ja fitoi 10 komuna, Aleanca për Shqiptarët në koalicion me Lëvizjen Besa fituan katër komuna, PDSH-ja një komunë, Partia Demokratike Turke fitoi një komunë, si edhe tre të tjera u fituan nga kandidatë të pavarur.
Deri në përmbyllje të vitit 2017, në Maqedoni ndodhën edhe disa zhvillime tjera interesante. Pas disa shtyrjesh, të burgosurit e rastit Monstra u liruan dhe lënda u kthye në rigjykim. Ndaj të akuzuarve u shqiptuan masa kujdesi, pra të paraqiten në gjykatë dhe të mos e lëshojnë vendi. Mirëpo, asgjë konkrete nuk ndodhi me rastin ”Sopoti”. Pas shumë shtyrjesh, është mbajtur seanca e parë, ku dëshmitari kyç ka pranuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe është detyruar të nënshkruaj deklaratë, në bazë të së cilës janë dënuar disa persona.
Procesi gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës mori fund. Gjithsej shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm, katër persona u shpallët të pafajshëm, kurse 26 të tjerë u dënuan me 746 vite burg. Në lidhje me këtë gjykim, të gjitha palët janë shprehur për një gjykim ndërkombëtar për rastin, mirëpo ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret.
Në aspektin diplomatik, kryeministri Zoran Zaev bëhet figura e parë politike e këtij niveli që e vizitoi Kosovën. Nga Prishtina, u ritheksua dëshira për një gjykim ndërkombëtar për Grupin e Kumanovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në marrëdhëniet Tiranë-Shkup, në Pogradec u mbajt mbledhja e përbashkët qeveritare, Shqipëri-Maqedoni, ku u dhanë zotime të shumëta për thellimin e bashkëpunimit, nga aspekti ekonomik e deri tek ai i sigurisë.
Në lidhje me çështjen e emrit, pas tre vitesh ndalesë rifilluan bisedimet në Bruksel ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz. Ndonëse nuk kishte propozim konkret, të gjitha palët janë ndarë të kënaqur dhe është vënë një afat për përmbylljen e ksaj çështje. Të dyja palët janë deklaruar që deri në qershor të 2018-tës, çështja e emrit të merr fund dhe Maqedonisë t’i hapen dyert e BE-së dhe NATO-s.
Sa u përket zhvillimeve të brendshme, pas disa muaj hetimesh, prokuroria ngriti akuzë për terroritëm dhe rrezikim të rendit kushtetues kundër 36 personave për natën e dhunshme të 27 prillit. Mes të arrestuarve janë edhe gjashtë deputetë të OBRM-PDUKM-së. Ky veprim shkaktoi reagime të kësaj partie politike, e cila filloi protestat e njëpasnjëshme. OBRM-PDUKM-ja gjithashtu vendosi të bojkotojë punimet e Kuvendit, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve, si kusht për kthimin në Kuvend.
Pas shumë trysnish, Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga posti i liderit të OBRM-PDUKM-së. Në kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie politike, Hristijan Mickoski u zgjodh lider i ri i partisë. Paraprakisht pati reagime dhe kërkesa për shtyrje të kongresit, por që nuk u morën parasysh.
Në përmbyllje të vitit 2017, Qeveria e Maqedonisë pësoi ndryshime si rezultat i zgjedhjeve lokale. Aleanca për Shqiptarët vendosi ta braktisë Qeverinë, pasi që nuk iu dha sërish posti i ministrit të Shëndetësisë që më herët udhëhiqej nga kuadri i kësaj partie politike. Kjo parti politike pati deklaruar se do ta braktisë Qeverinë nëse brenda 100 ditësh nuk votohet Ligji për gjuhën shqipe, premtim i dhënë nga Qeveria, por që është lënë për vitin 2018.
Të gjitha këto zhvillime janë sinjal për pritshmëri pozitive për Maqedoninë, si në aspekt të rritjes ekonomike, ashtu edhe në atë të integrimeve euro-atlantike. Viti 2018 konsiderohet vit i Maqedonisë evropiane. Se a do të ndodhë kështu, mbetet që të presim zhivillimet në këtë vend në qendër të Ballkanit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria e Shëndetësisë: 10.3 miliardë denarë rritje të buxhetit për institucionet shëndetësore
Mickoski: Institucionet janë në terren, po bëhet analizë e çmimeve nëpër marketet e vendit
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në Rrugën B
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve