LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia ta intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me rajonet turke”

“Maqedonia ta intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me rajonet turke”

Maqedonia dhe Turqia mund ta rrisin këmbimin tregtar së paku dyfish, nga 315 milionë aktual në një miliardë dollarë. Është i domosdoshëm bashkëpunimi me rajonet turke të cilat janë tregje milionëshe, por edhe liberalizim më i shpejtë i tregtisë me prodhime bujqësore dhe ushqimore, theksuan sot kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi – MATOO, Ajdovan Ademoski dhe guvernatori i qendrës industriale Kajseri, Sulejman Kamçi.

Në takimin e tyre të parë në Shkup, Ademoski dhe Kampi konstatuan se ka potencial, posaçërisht për hyrje të investimeve turke për prodhimtari në Maqedoni, të cilat do të eksportoheshin në rajon, BE dhe Afrikën Veriore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Investimet e përgjithshme turke në Maqedoni tani për tani paraqesin 1.7 miliardë dollarë që është 3.3 për qind nga investimet e përgjithshme të huaja të drejtpërdrejta. Ky numër si dhe niveli i këmbimit tregtar janë shumë të vogla dhe aspak nuk kënaqin, posaçërisht nëse merret parasysh potenciali i të dy vendeve”, tha Ademoski.


Sipas tij, vetëm nga Kajseri në vendin tonë mund të vijnë 10 deri 15 kompani të cilat do të investonin në industrinë e tekstilit, prodhimin e mobilieve, elektronikë dhe turizëm./Telegrafi/