Maqedonia në të njëjtën tavolinë me vendet anëtare të NATO-s në Samitin e Londrës
Në Samitin e NATO-s në Londër më 3 dhe 4 dhjetor Maqedonia e Veriut do të ulet në një tavolinë me shtetet anëtare të Aleancës. Delegacionin qeveritar do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në përbërje të saj do të jenë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Punë të Jashtme, Radmilla Shekerinska dhe Nikolla Dimitrov.
Vendin e ndanë vetëm një ratifikim i anëtarësimit të plotë në NATO, me faktin se Protokolli për inkuadrim të vendit në NATO është ratifikuar nga 28 prej gjithsej 29 anëtarë. Në deklaratën e Samitit është paraparë edhe paragraf i veçantë se vendi është i mirëseardhur si anëtar i 30-të.
Në prag të Samitit, në takimin e fundit koordinues të mbajtur dje në Shkup ku kanë marrë pjesë ministrja Shekerinska dhe shefi i diplomacisë Dimitrov dhe shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, koloneli Zoran Jankoviq, Shekerinska ka shprehur mirënjohje deri te koloneli në emër të Qeverisë, por edhe qytetarëve, pasi siç tha Zyra e NATO-s ka qenë këtu edhe në të mirë dhe në të keq, informon KOHA.
“Për disa ditë në Londër organizohet Samiti londinez i liderëve, në të cilin për herë të parë do të kemi mundësi të ulemi në tryezë të njëjtë me liderët e Aleancës më të fuqishme në historinë e njerëzimit. Për herë të parë nuk do të lejojmë dikush tjetër të diskutojë për ne, por ne do të ulemi në tryezë, në të cilën sillen vendime të cilat kanë rëndësi të përmasave botërore”, theksoi Shekerinska.
Dimitrov theksoi se tashmë është përgatitur projekt-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike.
“Tregova se entuziazmin tonë e kahëzojmë në përfundim të reformave, e respektojmë angazhimin lidhur me ndarjen e barrës, siç tha sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, është mirë të kesh miq, miq të fuqishëm”, ka thënë Dimitrov.
Koloneli Jankoviq shprehi kënaqësi që ka pasur mundësi me Shekerinskën dhe Dimitrov të bëjnë rezyme të të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve para Samitit të ardhshëm, në të cilin, siç tha, do të diskutohen çështje të rëndësishme për Aleancën.
“Do të keni mundësi të uleni në tryezë të njëjtë me liderët e NATO-s, që është shenjë e rëndësishme për përkushtimin dhe përpjekjet tuaja, që i bëtë gjatë dy viteve të shkuara. Ky është rezultat i punës së kësaj Qeverie, por do të potencoj se këtu meritë të madhe kanë ministritë e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme”, theksoi Jankoviq.
Jankoviq tha se deri më tani është punuar shumë, ndërkaq më tutje duhet të vazhdohet në drejtim të integrimit të strukturave të Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se shpreson se Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO deri në fund të dhjetorit dhe se për këtë në periudhën e kaluar ka pasur shumë komunikime formale dhe joformale.
Në lidhje me atë se kur do të përfundojë ratifikimi në Spanjë dhe Parlamenti ynë do të arrijë ta ratifikojë Protokollin, deri në shpërbërjen e tij më 12 shkurt, Pendarovski thotë se është më me rëndësi që të fokusohemi në atë që po ndodh në Spanjë.
“Të mos lodhemi aq shumë në interpretime juridike se a mundet ose nuk mundet. Duhet të koncentrohemi në atë që po ndodh në Spanjë. Aty ka një sukses fillestar për koalicion të ri në pushtet. Dy partitë më të mëdha nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, megjithatë iu duhen një ose dy subjekte politike që të formojnë shumicën. Është fakt që Parlamenti spanjoll tani është më i larmishëm se sa që ishte para këtyre zgjedhjeve, dhe se sipas gjitha gjasave sipas definicionit më rëndë do të formojnë qeveri. Tërësisht e parëndësishme se a do të jetë janari, shkurti ose marsi. Në atë moment kur spanjollët do ta ratifikojnë mbetet vetëm vendimi ynë sepse edhe ne duhet ta ratifikojmë që përfundimisht ta dorëzojmë në Uashington”, thotë Pendarovski.
Tha se në periudhën e kaluar ka pasur komunikime formale dhe joformale me të gjithë të cilët mundën të ndihmojnë në këtë situatë teknike në Spanjë, dhe me mbretin bullgar Simeoni i Dytë, i cili gjithë jetën e tij e kaloi në Spanjë, është shtetas spanjoll dhe ka lidhje jashtëzakonisht të mira me strukturën qeveritare. “Ai është komunikim joformal, megjithatë donim që me të vërtetë të jemi të sigurt si shtet se gjithçka që na përket neve e kemi bërë dhe presim lajme të mira”, deklaroi Pendarovski.
Në lidhje me vendin e ambasadorit në NATO, tha se shpreson se koordinatorët në kuadër të Qeverisë do të përfundojnë së shpejti, ndoshta edhe në javën e ardhshme deri në dy, dhe pastaj ai duhet të marrë propozim zyrtar.
“Deri në këtë moment nuk kam kurrfarë propozimi në letër. Shpresoj se ato koordinime do të përfundojnë së shpejti. Dhe dëshiroj që opinioni maqedonas ta dijë këtë. Tri ose katër ditët e ardhshme, më së voni deri të hënën, në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes do të emërojmë përfaqësuesin kryesor ushtarak në Aleancë dhe këtë duhet ta bëjmë sepse është me rëndësi të madhe sepse bëhet fjalë për akreditim ushtarak – politik, nuk them se nuk duhet të kemi edhe ambasador, megjithatë gjënë e parë që do ta bëjmë, dhe ato koordinime praktikisht kanë përfunduar, do të vendosim përfaqësuesin më të lartë tonin ushtarak dhe kjo do të jetë edhe një simbolikë që dëshirojmë që kjo të ndodhë para se delegacioni ynë të shkojë në Londër në Samitin e NATO-s që është caktuar për më 4 dhjetor”, theksoi Pendarovski.
Ministri Dimitrov pret në ditët në vijim të përfundojë puna edhe rreth emërimit të ambasadorit të ri në NATO.
“Ai do të jetë një person me përvojë dhe me peshë politike i cili me dinjitet do të përfaqësojë në NATO. Nëse pas 25 viteve jemi një hap para hyrjes në NATO, do të jetë jashtëzakonisht joserioze nëse faktorët politikë të cilët marrin pjesë në procedurën për emërimin e ambasadorëve nuk arrijnë ta sigurojnë këtë. Do të jetë jashtëzakonisht një sinjal i keq nëse anëtarësimin e plotfuqishëm e presim me kryerës detyre”, theksoi Dimitrov.
Deri në fund të vitit pritet të kemi edhe hapësira të reja për misionin tonë në NATO dhe në Bruksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj