Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të rregullt të 19-të mori vendim për pranimin e qytetarëve të Ukrainës të cilët largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës me Rusinë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me Ukrainën, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria në seancën e sotme të rregullt, të 19-të, miratoi Informacionin për situatën me qytetarët e vendit tonë në Ukrainë dhe nevojën për marrjen e masave për të pranuar qytetarët ukrainas që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre.
Sipas vendimit të Qeverisë, institucione të veçanta shtetërore të Maqedonisë së Veriut janë të obliguara që sa më parë të dorëzojnë informacione për objektet shtetërore akomoduese që janë në dispozicion, në mënyrë që të përgatiten për një krizë të mundshme refugjatësh.
Gjithashtu, shtetasit ukrainas që gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të cilët për shkak të situatës së sigurisë nuk mund të kthehen në Ukrainë, do të lejohen të qëndrojnë në vend, ndërsa për ata që do të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, institucionet tona do sigurojnë hyrje të lehtë në Maqedoninë e Veriut dhe pa obligim që të kenë test negativ PCR për COVID-19”, njoftojnë nga Qeveria./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa