LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje për partneritet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonia e Veriut dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje për partneritet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, dje në Bruksel nënshkruan Marrëveshjen e partneritetit të sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, Mucunski theksoi se kjo paraqet një kthesë historike në marrëdhëniet ndërmjet RMV-së dhe Bashkimit Evropian.

“Mund të njoftoj me krenari se jemi vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruajmë një partneritet sigurie dhe mbrojtjeje. Është korniza jonë e re e fuqishme për dialog dhe bashkëpunim për çështje kritike të sigurisë dhe koncepti i këtij partneriteti simbolizon angazhimin tonë të përbashkët për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Mucunski.


Sipas tij, ky partneritet thekson lidhjet e forta mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta të besimit dhe një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Borel nga ana e tij theksoi se ky partneritet shënon një pikë kthese në bashkëpunimin strategjik të BE-së jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por edhe me të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ky nuk është thjesht një dekorim, por një hap i prekshëm përpara drejt një Evrope më të sigurt dhe më të integruar, dhe këto ditë ne e dimë se çfarë do të thotë një Evropë më e sigurt. Kjo marrëveshje thekson përkushtimin tonë të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit dhe lëvizjen e dyerve për integrimin gradual të Maqedonisë së Veriut edhe para anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ne e quajmë integrim gradual hap pas hapi”, tha Borrell.

Ai rikujtoi se vendi është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, e cila, siç e cilësoi, është një demonstrim i fortë i përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

Marrëveshja e partneritetit midis RMV-së dhe BE-së pritet të kontribuojë në forcimin e qëndrueshmërisë dhe do të mundësojë trajtimin e përbashkët të sfidave të sigurisë, si kërcënimet hibride, forcimi i sigurisë kibernetike, lufta kundër terrorizmit dhe aspektet e jashtme të menaxhimit të integruar të kufijve, zbatimi i misioneve dhe operacioneve dhe bashkëpunim më efektiv në fusha të tjera të sferës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që ka krijuar një partneritet të tillë me BE-në. Në periudhën e ardhshme, BE-ja pritet të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me Shqipërinë, pasi më parë ka lidhur marrëveshje të ngjashme me Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë, Norvegjinë dhe Moldavinë, si instrumente që konfirmojnë më tej angazhimin e BE-së për forcimin e arkitekturës evropiane të sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori