LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Bullgaria nismë për krijimin e një oferte turistike rajonale

Maqedonia dhe Bullgaria nismë për krijimin e një oferte turistike rajonale

Gjatë qëndrimit në Republikën e Bullgarisë, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka takuar ministren bullgare për Turizëm, Nikolina Angelova, me të cilën bashkë janë dakorduar për inicimin e krijimit të një oferte turistike rajonale.

Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi shprehu kënaqësinë me rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve bullgarë në Maqedoni, duke përmendur faktin se në vitin 2017 afro 50 mijë shtetas bullgarë kanë vizituar Maqedoninë, duke realizuar rreth 80 mijë bujtje.

Sipas të dhënave statistikore, numri i turistëve bullgarë të cilët vizituan Maqedoninë në vitin 2017 u rrit me 24 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, aq sa është edhe numri i bujtjeve, ndërsa gjatë muajve janar – mars 2018, Maqedonia u vizitua nga rreth 10 mijë turistë bullgarë.


Ministrja bullgare Angelova, nga ana e saj, shprehu kënaqësinë që në sezonin e dimrit, turistët nga Maqedonia zgjodhën vendpushimet bullgare të skijimit, që tregon se turistët nga të dy vendet kanë shije të ngjashme për përmbajtjen e ofertave turistike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori