LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Vitin e kaluar pa shpalljen e konkurseve janë kyçur 596 marrëveshje me vlerë prej 33 milionë euro

Maqedoni: Vitin e kaluar pa shpalljen e konkurseve janë kyçur 596 marrëveshje me vlerë prej 33 milionë euro

Tenderë të mëdhenj, konkurrencë të zvogëluar, kontrata të lidhura pa konkurse, rritje të numrit të tenderëve të anuluar, janë pjesë e pohimeve kyçe të monitorimit të të blerjeve publike të zbatuara në periudhën korrik-dhjetor 2018.

Në raportin e Qendrës për komunikime civile theksohet se shpesh zbatohen tendera të mëdha, të cilat ndahen në pjesë, duke parandaluar kështu konkurrencën ndërmjet kompanive, gjegjësisht vihet në pikëpyetje shfrytëzimi racional dhe efikas i fondeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Konkurrenca në blerjet publike në gjysmën e dytë të vitit 2018, është përkeqësuar në raport me gjysmën e parë të vitit. Vëzhguar në baza vjetore, vetëm 32% e tenderëve të monitoruar është fituar vetëm me një ofertë. Janë rritur procedurat jo-transparente të negociuar pa paralajmëruar konkurs. Në vitin 2018, gjithsej 596 marrëveshje u nënshkruan pa u shpallur konkurs, me vlerë prej 33 milionë eurosh, që është 4 milionë euro më shumë se vitin 2017”, thuhet në raport.


Në të thuhet se numri i tenderëve që janë anuluar vazhdon të rritet, kështu që në vitin 2018, 27% e të gjitha procedurave të blerjeve publike janë anuluar tërësisht ose pjesërisht, që është një rritje prej tre për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Monitorimi për blerjet publike është kryer në kuadër të aktivitetit “shpenzim publik për të mirën e publikut”, mbështetur nga projekti i USAID-it për pjesëmarrjen e qytetarëve. Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike duke ulur korrupsionin dhe rritjen e transparencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori