LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, qendra e re klinike do të kushtojë 120 milionë euro

Maqedoni, qendra e re klinike do të kushtojë 120 milionë euro

Qendra e re klinike në Shkup do të kushtojë 120 milionë euro dhe do të ndërtohet për një periudhë 3,5 vjeçare, por nuk bëhet e ditur lokacioni i saktë i kësaj qendre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, janë dhënë edhe 1,5 vite afat për rinovimin e ndërtesës së tanishme të klinikës kirurgjike. Nga 120 milionë euro, 70 milionë janë kredi, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Objekti i ri do të përfshij 21 klinika, kurse në ato të tanishmet do të mbeten klinika për sëmundje të fëmijëve, për kardiologji, klinika infektive dhe maksillofaciale./Telegrafi/