Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është në përgatitje e sipër të ndryshimeve ligjore që përgjatë këtij viti do të mundësojë pensionimin e afër 41 mijë punëtorëve nga profesionet me rrezik që kanë ndërprerje në stazhin e beneficuar, shkruan gazeta KOHA.
Qëllimi është që përvoja e punës apo stazhi i beneficuar të përllogaritet në bazë të moshës dhe kohës së kaluar në vendin e rrezikshëm të punës, thonë nga ky dikaster.
Ndryshimet ligjore parashikojnë pensionim para kohe nëse i punësuari i ka mbushur 50 vjet, ndërsa ka kaluar 80 për qind të përvojës së punës në vend të rrezikshëm të punës. Në këtë frymë do të fillojë me punë edhe komisioni që do të shqyrtojë kërkesat e profesioneve që mund ti nënshtrohen stazhit të beneficuar si dhe do të përgatitet regjistri i profesioneve të rrezikshme me ngarkesë të ndryshme ku do të vendosen profesionet që do të shkojnë në pension të parakohshëm për të cilat vendosen masa të veçanta të mbrojtjes.
Reforma në këtë drejtim parashikon që të zgjidhë problemin ekzistues me plotësimin e kushteve për pensionimi të parakohshëm, gjegjësisht me revizionin e vendeve të tanishme të punës që hyjnë në kategorinë e stazhit të beneficuar, si dhe përcaktimin e kritereve për masat mbrojtëse dhe vendosjen e konceptit për pensionim të parakohshëm për këto profesione.
CILAT PUNË DO TË KONSIDEROHEN TË BENIFICUARA?
Neni 1 i Rregullores për përcaktimin e vendeve të punës të cilave stazhi ju llogaritet me kohë të zgjatur, përcakton se çilat janë ato pozita pune që llogariten me stazh të beneficuar.
“Në ato raste ku vendi i punës është sidomos i vështirë dhe ndikon në mënyrë të dëmshme ndaj gjendjes shëndetësore dhe aftësisë punuese të punëtorit, edhe përkundër asaj se janë zbatuar të gjitha masat mbrojtëse të përcaktuara me ligj si dhe masat e tjera që ndikojnë në uljen apo evitimin e ndikimeve të dëmshme”, theksohet më tej në Rregullore që përcakton edhe atë se cilat profesione llogariten 14, 15, 16,17 dhe muaj të sigurimit për çdo 12 muaj stazh të punës efektive, në varësi se sa është e rëndë dhe i dëmshëm vendi përkatës i punës.
Aktualisht në Maqedoni ka 28.451 punëtorë të siguruar me përvojë pune të pandërprerë të beneficuar, dhe afër 41 mijë të tjerë që kanë punuar në vende të rrezikshme por me ndërprerje në përvojën e punës. Sipas dispozitave ligjore, përvojë pune të beneficuar fitojnë personat kur punëdhënësi ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje, por megjithatë ato shkaktojnë rrezik për shëndetin (xehetarët, punëtorët në furrat e lata) për shkak të zvogëlimit të funksioneve fiziologjike të organizmit nuk mund të kryejnë angazhimet e tyre në vendin e punës. Stazh të tillë të privilegjuar gëzojnë edhe balerinat, pilotët, pjesëtarët e policisë dhe armatës, zjarrfikësit, varrmihësit, këngëtarët, barinjtë, vozitësit e autobusit dhe trenit, personeli i ndihmës së shpejtë, që kanë mundësi të punojnë një vjet, ndërsa stazhi i punës t’ju llogaritet në mënyrë shtesë prej dy deri gjashtë muaj plus. Për punëtorët e ndërtimtarisë ekziston përvojë pune e beneficuar, por vetëm nëse punojnë në hapjen e tuneleve.
STATUSI I DISA PROFESIONEVE- I PAZGJIDHUR
Në qarqet sindikale vlerësohet se në listën e punëtorëve që punojnë me stazh të benificuar nuk përfshihen të gjitha vendet e punës që e meritojnë diçka të tilla në sajë të kushteve të rënda të punës. Akoma mbetet i pazgjidhur statusi i disa profesioneve ndër të cilat janë edhe më shumë se 20 vende pune në ndërtimtari që akoma nuk kanë stazh të privilegjuar të punës.
Gjithashtu edhe mësuesit akoma dalin në pension me 62 vjet për gratë, dhe 64 për burrat, edhe pse bëjnë pjesë në një ndër profesionet me më shumë lodhje dhe stres për shkak se një kohë të gjatë punojnë me fëmijë. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë