Maqedoni: Për etninë në letërnjoftime, do të duhet të priten ndryshime ligjore

Në seancën e fundit të Qeverisë, u shqyrtua situata e krijuar me problemin e letërnjoftimeve duke shikuar informacionet dhe mundësit për tejkalimin e situatës së krijuar me problemet e letërnjoftimeve. Qeveria ka njoftuar se nga sot mund të vazhdohet printimi dhe lëshimi i letërnjoftimeve të qytetarëve në përputhje me kërkesat e tyre. Ndërsa qytetarët të cilat janë fotografuar për letërnjoftime mund t’i marrin ato nga sot. Nga Qeveria, njoftuan se kanë udhëzuar MPB-në, që të marr të gjitha masat e nevojshme për ta miratuar një akt nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për letërnjoftimet dhe për ta harmonizuar atë me dispozita te Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Qeveria kërkoi një zgjidhje ligjore për lëshimin e letërnjoftimeve për qytetarët dhe shtypjen e tyre, sepse ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime do të marrin kohë. Qytetarët e vendit tonë një kohë të gjatë nuk mund t’i merrnin letërnjoftimet për shkak se Ligji për letërnjoftime u bllokua nga opozita maqedonase me rreth 1500 amendamente, si shkak i propozim-ligjit ku do të përfshihej grafa etnike në letërnjoftime.
Megjithatë, përfshirja e grafës etnike në letërnjoftime që ishte zotim i Lëvizjes BESA që para zgjedhjeve parlamentare, duket se do të pret ndryshimet e Ligjit që tashmë gjenden në procedurë parlamentare. Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA, për gazetën KOHA ka deklaruar se vendimi i djeshëm është zgjidhje e përkohshme për të mos u bllokuar qytetarët, të cilët kanë aplikuar për të marr letërnjoftimet, që për arsyeje të ndryshme kishin mbetur pa to.
“Gjithsesi, konform Marrëveshjes së Prespës, Ligji për letërnjoftime duhet të pësojë ndryshime dhe kur do vijë në procedurë, do të inkorporohet edhe amendamenti që kemi kërkuar. Edhe njëherë ritheksoj se ndryshim të Ligjit duhet të ketë patjetër dhe aty do veprohet konform marrëveshjes politike që kemi”, ka thënë Hoxha.
Sipas njoftimeve, rreth 40.000 qytetarë e kishin letërnjoftimin me afat të skaduar ose persona të cilët kishin aplikuar për herë të parë për ta marrë letërnjoftimin. Nga MPB, shtojnë se gjatë vikendit kanë filluar me punë intensive me qëllim plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe marrjen sa më të shpejtë të letërnjoftimeve. Sipas njoftimeve, në letërnjoftimet do të shënohet emri i ri i shtetit.
Ndryshe, në prag të regjistrimit të popullsisë Enti Shtetëror i Statistikave, ka informuar se nuk do të ketë aspak problem për personat të cilët e kanë letërnjoftimin e skaduar, sepse i rëndësishëm është numri personal i cili mund të jetë edhe në dokumentacione tjera personale. Letërnjoftimet e vjetra të cilëve nuk ju ka kaluar afati ende dhe kanë emrin e vjetër të shtetit do të jenë të vlefshëm deri më 12 shkurt 2024./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja