LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mjekët amë do të mbyllin ambulancat nga 1 shtatori nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Maqedoni, mjekët amë do të mbyllin ambulancat nga 1 shtatori nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Ose plotësimi i kërkesave dhe më shumë para në llogari ose nga 1 shtatori mjekët amë do të mbyllin ambulancat për një kohë të pacaktuar. Thirrja e fundit e mjekëve nga kujdesi parësor shëndetësor, thotë doktoresha Lilija Çolakova Dervishova në një prononcim për “Sitel”, duke apeluar tek autoritetet shëndetësore që të mos lejojnë pacientët të mbeten pa mjekët e tyre.

“Mund të them se shëndetësia parësore private adreson thirrjen e fundit për të dalë nga këto probleme. Nëse nuk zgjidhet asgjë, sipas kërkesave të kolegëve tanë më 1 shtator, ambulancat ndoshta nuk do të funksionojnë për një javë derisa të plotësohen kërkesat tona. Kolegët nga Administrata vazhdimisht shkruajnë se si mund të mos punojnë ata nga Drejtoria e Librave Amë dhe arritën marrëveshje, mësimdhënësit nuk kanë punuar dhe kanë arritur marrëveshje”, thotë mjekja Lilija Çolakova Dervishova.

Dervishova thotë se nuk duan të bëjnë presion që gjërat të zgjidhen në këtë mënyrë, por nuk do të kenë zgjidhje tjetër sepse gjërat kanë ngecur prej muajsh. As grupet e punës nuk negociojnë dhe me rishikimin e buxhetit nuk ka financim shtesë për sektorin parësor shëndetësor./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori