LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ligji i Shtetësisë mbetet i bllokuar

Maqedoni: Ligji i Shtetësisë mbetet i bllokuar

Nuk ka marrëveshje për zhbllokimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë. Në koordinimin e mbajtur në Kuvend mes koordinatorëve të grupeve parlamentare, “E Majta” nuk ka hequr dorë nga bllokada. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa jo zyrtarisht kanë kërkuar mirëkuptim nga partia opozitare maqedonase, që ta lëshojnë mbledhjen bashkërisht me subjektet tjera derisa “E Majta” të konsiderojë se nuk ka më kë të diskutojë. Për një gjë të tillë koordinatori i OBRM-PDUKM-së mësohet të ketë kërkuar të diskutojë me kreun e partisë Hristijan Mickoski. Ky i fundit mohon se partia e tij në Kuvend është duke bllokuar propozim-Ligjin e Shtetësisë.

Megjithatë Mickoski akuzoi LSDM-në se pa konsultime me opozitën ka propozuar ndryshimin e ligjit.

“Zaev në konferencë për media kishte deklaruar se do ta pyes opozitën, do ta informojë dhe do të kërkojë mendim. Deri në këtë moment ne si opozitë nuk jemi njoftuar për asgjë nga ai sa i takon shtetësisë. Nëse Zaev mendon se ky shtet varet nga ai, po e gënjen veten. Prej kohësh shteti nuk varet nga ai”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së.


Në prononcimin e tij të fundit, Zaev akuzoi partitë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM dhe “E Majta” se po bëjnë garë mes vete cila më tepër bllokon punën e Kuvendit, duke garantuar se propozim-Ligji i Shtetësisë do të miratohet me konsensus, ashtu siç është marrë vesh me opozitën shqiptare. Në tre mbledhjet e fundit të Komisionit parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si trup amë ku duhet shqyrtuar amendamentet ndaj propozim-ligjit, “E Majta” ka bllokuar leximin e tyre përmes fjalimeve maratonike. Opozita shqiptare gjatë javës do t’i mbledhë organet e partive për të hartuar qëndrimin e ri. Në rast se nuk zhbllokohet procedura dhe propozim-Ligji nuk shkon drejt miratimit, koalicioni ASH-AAA nuk përjashton mundësinë e kthimit të bllokadës së Kuvendit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori