LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjeç, personat që shfrytëzonin pushimin e lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë

Maqedoni: Kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjeç, personat që shfrytëzonin pushimin e lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë

Prej sot kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë. Qeveria e solli këtë vendim para dy javëve, pasi u hapën kopshtet dhe qendrat ditore për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe u konfirmuan gati të gjitha protokollet për funksionimin në të gjitha sferat, me qëllim që qytetarët të mbrohen nga pandemia COVID-19.

Pas vendimit të Qeverisë për kthimin e prindërve në vendet e tyre të punës kishte shumë reagime te të gjitha palët e prekura dhe me këtë rast në disa raste prindërit organizuan edhe protesta.

Prindërit thonë se një pjesë e fëmijëve të tyre nuk janë regjistruar në kopsht, ku edhe nuk ka vende të lira dhe nuk ka kush të kujdeset dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme që të paguajnë kujdestare.


Nga Qeveria, theksojnë se është siguruar kujdes i plotë për fëmijët në kopshte, dhe është e palogjikshme dhe pabazë që prindërit të mos shkojnë në punë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska mbrëmë përsëriti se Qeveria mbetet në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë.

Sa i përket kthimit në punë të personave të sëmurë kronikë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se masat janë të vlerësuara dhe analizuara mirë para së gjitha të zbatohen.

Ai potencoi se në punë kthehen ata të cilët mund të punojnë sipas vlerësimit të mjekut specialist.

Të sëmurët kronikë kishin afat deri më sot që të vizitojnë specialist për çka ishin lëshuar termine shtesë në “Termini Im” dhe në e-ambulanca, ndërsa, siç informoi Filipçe, sipas nevojës afati do të shtyhet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori