Monopoli i operatorit privat me sinjalin dixhital, ndikimi politik dhe kontrolli mbi mediet dhe mbi vetë operatorin, si dhe ambienti politik i përgjithshëm e aktivizuan alarmin në vend në lidhje me kontrollin gjithnjë e më të madh mbi sferën mediatike në vend. Ekspertët thonë se në vend të përmirësimit të komunikimeve demokratike, në Maqedoni po instalohet një e ashtuquajtur diktaturë dixhitale, pa respektuar pluralizmin në të gjitha dimensionet e tij.
Banorët e fshatit Novo Sello të Demir Hisarit nuk kanë ndonjë zgjedhje të madhe në televizorët e tyre, dhe informacionet për atë se çfarë ndodh jashtë vendbanimit të tyre i mësojnë vetëm nëpërmjet tre programeve të RTVM-së, përfshirë këtu edhe programin e kuvendit. Edhe pse janë furnizuar me pajisje për shikim edhe të kanaleve të tjera kombëtare, sinjali i të cilëve do të duhej të arrinte deri tek shtëpitë e tyre, ata përsëri nuk e shfrytëzojnë këtë shërbim. Por, nuk janë të vetmit. Sipas asaj që thonë banorët që jetojnë në mjedise të tjera rurale, edhe ato nuk janë të kënaqur nga oferta që duhej të mundësohej me dixhitalizimin, që u paralajmërua si revolucion në ofertën televizive. Dhe u paralajmëruan shumë gjëra: titrim në më shumë gjuhë, teletekst më i shpejtë, pagesë nga shtëpia, guidë elektronike e programeve, televizion interaktiv…
Edhepse pritej të kontribuojë në përmirësimin e pluralizmit mediatik, dixhitalizimi i televizionit në Maqedoni, mesa duket, nuk e arriti qëllimin. Posaçërisht në pjesën e përmbajtjeve që i publikojnë mediet.
Pjesa më e madhe e amvisërive që kishin model më të vjetër të televizorit dhe përdornin antenë për pranim të kanaleve televizive, në 1 Qershor të vitit 2013 duhej të blinin një pajisje speciale ose televizor të ri që të vazhdojnë të ndjekin programet televizive. Me këtë shpenzim qytetarët duhej të fitonin fotografi dhe zë më të mirë dhe më cilësor dhe të gjitha mundësitë e reja që do i sillte dixhitalizimi. Por, të gjitha këto, madje edhe mundësitë themelore për teletekst, para së gjithash të servisit publik, „Radio Televizionit të Maqedonisë”, mbetën të paarritshme për shikuesin e thjeshtë, që nuk është rast me televizionet kombëtare në rajon.
D-r Snezhana Tërpevska, profesoreshë në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, nuk është e kënaqur nga ky proces. Ajo thotë se që për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si është implementuar dixhitalizimi i televizionit tek ne, nuk mund të flitet vetëm për suksesin tekniko-teknologjik të procesit.
„Përkundrazi, në fillim duhet t’i përgjigjemi pyetjeve nëse me dixhitalizimin është arritur ose pasuruar pluralizmi në të gjithë dimensionet e tij, dhe nëse është rritur liria e shprehjes dhe qasja e qytetarëve deri tek informacionet e ndryshme nëpërmjet kanaleve të ndryshme televizive në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal”, thotë Tërpevska.
Procesi i dixhitalizimit, si obligim i dhënë nga Komisioni Evropian, ishte i planifikuar me Strategjinë 2007-2012 dhe duhej të implementohej dhe përfundohej në bazë të planit aksionar në atë strategji. Procesi i përpunimit të Strategjisë ka qenë transparent, e gjatë përgatitjes së saj kanë qenë të përfshirë shumë ekspertë, por ekspertët thonë se Ministria e atëhershme e ka refuzuar për shkaqe politike.
„Dixhitalizimi u implementua krejt ndryshe nga ajo që ishte e planifikuar me skenarin e parë. Procesi u zvarrit dhe përfundoi me ngut një ditë para skadimit të afatit”, thekson Tërpevska.
Si pasojë e kësaj, thotë ajo, shumë qytetarë që jetonin në zona ku mund të kishin qasje vetëm tek kanalet tokësore të vendit, nuk mund të pranonin më sinjal televiziv.
MONOPOL NË TRANSMETIMIN E SINJALIT DIXHITAL
Agjencia për komunikime elektronike (AKE), nëpërmjet një tenderi publik, e zgjodhi „ONE – Shërbime telekomunikative SHPK Shkup” si operator me sinjalin dixhital, i cili prej Qershorit të 2013 e mori përsipër obligimin që t’i transmetojë televizionet tokësore të Maqedonisë.
Këto televizione ishin të obliguar të dorëzojnë kërkesë deri tek Këshilli për radiodifuzion për ndryshim të lejeve të tyre, që pastaj me „One”-in të lidhin kontratë për transmetim dixhital.
Televizionet thonë se këto shpenzime janë shumë të larta, por edhe operatori nuk i plotëson shërbimet për të cilat paguhet nga televizionet.
„Në vit, për operatorin „ONE”, ne ndajmë rreth 1.070.000 denarë dhe për lejen nga Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale (ASHMAA) paguajmë rreth 460.000 denarë. Kjo shumë është tepër e lartë sepse zonat ku ne transmetojmë programe janë shumë të vogla, jo mjaft të zhvilluara ekonomikisht, me konkurrencë jolojale, e tj. Unë personalisht nuk jam i kënaqur nga operatori”, thotë Mevaip Abdiu, pronar i televizionit rajonal „Koha” nga Tetova.
„Ajo që është kryesore për dixhitalizimin është se erdhi në kohë të gabuar. Mangësia kryesore është se ka vetëm një operator dhe nuk ka konkurrencë në çmime”, thotë Violeta Kozhinkova, kryeredaktore dhe përgjegjëse e Televizionit „Iris” nga Shtipi.
Përveç rajonalëve, „One” mori për obligim që t’i transmetojë edhe televizionet kombëtare me licencë tokësore: TV „Sitel”, TV „Kanal5”, TV „ Alsat”, TV „Alfa” dhe TV „Telma”. Radiodifuzioni i Maqedonisë (RDM), nga ana tjetër, operon me sinjalin dixhital vetëm në servisin publik, ku transmetohen TVM1, TVM2 dhe Kanali i Kuvendit.
Ekspertët thonë se dixhitalizimi i implementuar në këtë mënyrë, paraqet krijim të një monopoli klasik të sponsorizuar nga shteti.
„Një nga mangësitë kryesore të dixhitalizimit është fakti se „One” ka monopol, që domethënë se në çdo moment mund ta rrisë çmimin për transmetim të televizioneve kombëtare komerciale”, thotë komunikologu dhe profesori universitar Sefer Tahiri.
Profesoresha Tërpevska paralajmëron se nëse gjatë këtij procesi nuk respektohen parime dhe rregulla të përcaktuara nga ana e institucioneve kompetente dhe rregullatorëve, ekziston rrezik i madh nga një monopolizim i mëtejshëm i tregut. „Kjo do të thotë zvogëlim i pluralizmit mediatik, kufizim i rrjedhjes së lirë të informatave, zvogëlim i llojllojshmërisë gjuhësore etj”, konsideron ajo.
Njohësit e kësaj fushe janë të bindur se RDM, për të cilin ndahet një pjesë e mirë e parave të mbledhura nga taksa radiodifuzive nga ana e amvisërive, ka kapacitet të mjaftueshëm që të transmetojë më shumë se tre kanale. Me këtë, do të kontribuohej për ulje të çmimeve për transmetim të sinjalit dixhital nga operatori privat dhe do të sigurohej një pluralizëm i përmbajtjeve në aspekt të prezantimit të mendimeve dhe politikave të ndryshme.
Media
Çmimet e larta kontribuuan që disa televizione rajonale t’i shkëpusin kontratat me „ONE” dhe të kalojnë tek operatorët kabllorë.
„Deri në gusht të vitit 2015 televizioni ynë për transferim të sinjalit ndante 350 euro në muaj, në kundërvlerë denarësh. Pagesa vjetore ishte rreth 15.000 euro. Përveç pagesës vjetore, për fillimin e dixhitalizimit duhej të ndanim edhe 15.000 euro për blerjen e enkoderit. Shpenzimet e përgjithshme për dy vitet e para të dixhitalizimit, medies tonë i sollën një shpenzim plotësues prej 55.000 euro”, thotë Violeta Kozhinkova nga TV „Iris” i Shtipit.
Kalimi tek televizionet kabllorë, Kozhinkova thotë se ka ardhur si rezultat i uljes së shpenzimeve në nivel vjetor për një të tretën e vlerës së tyre. Por, kjo u ka shkaktuar probleme shtesë. „Qytetarët mund të na ndjekin vetëm në mjediset urbane dhe ato rurale afër qyteteve ku ka operatorë kabllor, por jo edhe nëpër fshatra. Jemi të varur nga kontratat individuale me operatorët kabllor në çdo komunë, të cilët mund të na kushtëzojnë në aspekt të çmimit për transmetim”.
Zëvendës Drejtori i ASHMAA-së, Milaim Fetai, konfirmon se në adresë të tyre vitin e kaluar kanë arritur kërkesa për leje të reja nga ana e shumë televizioneve rajonale, me të cilat do të transmetonin program nëpërmjet operatorëve kabllorë.
„Me fitimin e lejes së re, hoqën dorë nga e vjetra”, shton Fetai.
KUSH QËNDRON PAS OPERATORIT?
Nga 25 shtatori i vitit 2015, operatori „ONE” u bashkua me konkurrentin „VIP”, duke krijuar kështu një kompani të përbashkët e cila në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë evidentohet nën emrin „Shoqëri për shërbime të telekomunikimit ONE.VIP SH.P.K. Shkup”. Pronari i mëparshëm i „ONE”, kompania greke „Kosmote”, e shiti filialin në Maqedoni që u ble nga kompania „Deutsche Telekom”, e cila në Maqedoni paraqitet edhe si pronar i „Telekomit të Maqedonisë”.
Kompania e re „One.Vip” mbahet në pronësi të „Telekom Slovenia Sh.A.”, me seli në Ljubljanë dhe të firmës Austriake „Mobilkom Mazedonien Beteilingungsvervaltung GMBH” me seli në Vjenë. E para ka investim total në para prej 301,2 milionë euro, ndërsa e dyta prej rreth 124,5 milionë euro.
Sipas dokumentacionit, si kompani e re ende nuk kanë dorëzuar bilanc të gjendjes dhe bilanc të suksesit.
Në përgjigjen me shkrim të „One.Vip” thuhet se janë të vetëdijshëm për vështirësitë financiare me të cilat përballen televizionet që nga fillimi i dixhitalizimit. Duke u përpjekur që të sigurojnë sa më shumë kushte të volitshme për TV-shërbimet programore, nga kompania thonë se „në vitet paraprake, jashtë obligimeve të tenderit, ka siguruar zbritje plotësuese deri në 36% sa i përket pagesës së garantuar nga procedura e tenderit”.
„Pagesa vjetore që ishte caktuar me procedurën tenderuese është 4.836.000 den/Mbps për transmetim në nivel kombëtar dhe 632.400 den/Mbps për transmetim në nivel rajonal. Për të arritur pranim cilësor, është i domosdoshëm sigurim i gjerësisë së shtrirjes së lëshimit prej 2 Mbps, që domethënë se kompensimi arrin 9.672.000 denarë për transmetim kombëtar dhe 1.264.800 denarë për transmetim rajonal në nivel vjetor”, thuhet në përgjigje.
Përkrah kritikave të ekspertëve, nga „ONE.VIP” thonë se kanë siguruar 94 % mbulim në territorin e Maqedonisë me sinjal dixhital.
„Për momentin nëpërmjet platformës DVB-T të „One.Vip” transmetohen pesë TV-servise kombëtare dhe 16 rajonale. Mbulimi i amvisërive është një nivel mjaft të lartë prej 94 %, duke e tejkaluar obligimin nga procesi i tenderit i cili ishte 80%. Me këtë janë kënaqur dhe tejkaluar të gjithë pritjet që ishin vendosur si qëllime për implementimin e dixhitalizimit”, thonë nga „One.Vip”.
Kompania konsideron se procedura për fitimin e tenderit ka qenë plotësisht transparente.
„Në përpjekjen e parë, në tenderin publik aplikoi „One shërbime telekomunikative SHPK Shkup” dhe një subjekt tjetër, me ç’rast u pranua oferta e subjektit tjetër. Mirëpo, për shkak të mosrespektimit të afateve të parapara në procedurën e tenderit dhe heqje dorë nga subjekti tjetër, tenderi u anulua. Në përpjekjen e dytë „One” përsëri mori pjesë dhe parashtroi ofertë e cila u pranua nga AKE dhe në nëntor të vitit 2012 „One” u zgjodh që ta implementojë procedurën e dixhitalizimit të TV-Programeve kombëtare dhe rajonale”, thuhet në përgjigje.
KONTROLLI MBI SFERËN MEDIATIKE
Megjithatë, Tahiri thotë se „One”, edhe pse faturon, nuk arrin të sigurojë mbulim të plotë me sinjal në territorin e shtetit. „Ka shumë mjedise rurale që nuk kanë mbulim me sinjal dhe kanalet që janë falas në etër nuk mund të ndiqen, kështu që qytetarët detyrimisht vendosen për kyçje tek operatorët kabllor.
Ndikimi i politikës mbi punën e operatorëve edhe të vetë medieve vlerësohet si i madh. Kjo, sipas ekspertëve dhe punëtorëve mediatik, edhe më shumë i rrezikon komunikimet demokratike.
„Sigurisht që pushteti ka ndikim të madh mbi mediet dhe mbi operatorët, por përsëri ka edhe të tillë që nuk bien nën ndikimin e pushtetit”, thotë profesori Tahiri.
Dixhitalizimi, sipas tij, duhet t’i përmirësojë jo vetëm aspektet teknike, por edhe të ndikojë pozitivisht në demokratizimin e hapësirës mediatike.
„Mendoj se një baraspeshë e tillë nuk ekziston. Dixhitalizimi, megjithatë, si proces nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt mbi mediet që të mos jenë shërbyesit e pushtetit ose zëdhënësit e interesave ekonomike, komerciale ose edhe personale të pronarëve të medieve”, konsideron Tahiri.
Toni Ajtovski, drejtor i televizionit lokal „Kanal 8” nga Koçani, thotë se ka shumë televizione rajonale të reja mbi të cilat pushteti ka kontroll të plotë.
„Praktikisht, bëhet fjalë për një lloj mediesh të dedikuara për plasim të „të vërtetës” së dikujt, dhe është më se e qartë se kush mund ta „rregullojë” sjelljen e tyre në hapësirën mediatike dhe në përgjithësi në tregun e shërbimeve mediatike”, thotë Ajtovski.
Sipas Abdiut nga Tv „Koha”, politikanët në masë të madhe janë edhe pronarë të fshehtë të disa medieve në Maqedoni në nivel lokal, rajonal dhe shtetëror.
„Çdokush e di këtë, mirëpo trupat rregullatorë nuk duan të veprojnë, sepse edhe ato janë të deleguar dhe emëruar në ato funksione nga elitat dhe partitë politike”, shton ai.
Abdiu thotë se „One” si operator, i cili ka monopol në këtë biznes, në vend që të mbajë përgjegjësi për punën e tyre para AKE-së (Agjencisë për Komunikime Elektronike) ato mbrohen nga ana e tyre.”
Kozhinkova nga TV „Iris” konsideron se me rritjen e shpenzimeve të televizioneve si rezultat i dixhitalizimitriti, të njëjtët i bëri të nënshtruar ndaj ndikimeve politike.
„Nuk mund të thuhet nëse dixhitalizimi e ka përmirësuar apo jo komunikimin demokratik, por mund të thuhet se në mënyrë indirekte e ka zvogëluar fuqinë ekonomike të medieve dhe mundësinë për furnizim me pajisje të reja ose përmirësim të rrogave të të punësuarve. Kjo, nga ana tjetër e rrit varësinë financiare të medieve, gjë kjo që mundet t’i bëjë të nënshtruar ndaj ndikimeve të bizneseve, ose ato politike”, thotë Kozhinkova.
NEVOJA PËR NDRYSHIME LIGJORE
Të dhënat e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale të publikuara në analizën e tregut për vitin 2014, thonë se 90 % të amvisërive janë të kyçur në ndonjë rrjet publik të komunikimit, 6,2 % kanë antenë tokësore dixhitale, 3,2 % kanë antenë individuale, 0,1 % nuk kanë pranues, ndërsa 0,5% nuk dinë se si të pranojnë sinjal televiziv.
Sipas ekspertëve, fakti se shumica e amvisërive janë të kyçur në platforma të mbyllura me konkurrencë të madhe të kanaleve, vetvetiu e zvogëlon funksionin dhe rolin e transmetuesve të vendit, të cilët duhet të jenë bartës të identitetit kulturor.
Profesori Tahiri konsideron se nevojitet ndryshim i legjislacionit dhe përmirësim i dixhitalizimit si proces. „Duhet të intervenohet në legjislacion që të parashihen kritere më të rrepta kur jepen licenca për mediet kombëtare, përderisa Agjencia për medie duhet ta ndjekë këtë proces më me kujdes dhe t’i theksojë mangësitë”, thotë ai.
Profesoresha Tërpevska, nga ana tjetër, thotë se rregullatori duhet ta vlerësojë rregullisht gjendjen e pluralizmit të përmbajtjeve dhe të ndërmarrë masa nëse nuk ka llojllojshmëri. „Në ligj thuhet se roli i tij themelor është të kujdeset që të ketë medie të pavarura dhe të llojllojshme. Kjo do të thotë se roli i tij kryesor është të sigurojë pluralizëm dhe ta zhvillojë atë. Dhe duhet ,e ligj t’i jepet kompetencë konkrete që të bëjë vlerësimin e gjendjes së pluralizmit në përgjithësi, dhe posaçërisht pluralizmit politik. Të gjithë aspektet e pluralizmit: i brendshëm (tek çdo medie individualisht), i jashtëm (tek të gjitha mediet në tërësi); gjatë kohës së zgjedhjeve, në periudhë jozgjedhore”, thotë Tërpevska.
Por, Zëvendës-drejtori i ASHMAA-së, Fetai është i vendosur: „Nuk ka nevojë për ndryshim të legjislacionit”. Sipas tij, që të realizohet dixhitalizimi në kohë, në vitin 2013 u kryen ndryshimet e nevojshme në Ligjin e atëhershëm për veprimtari radiodifuzive, thuhet në raportin e Radio MOF, në kuadër të projektit të Metamorphosis “Digjitalizimi në radiodifuzion në RM”.
„Atëkohë u krijuan kushte ligjore që trupi rregullator, atëherë i quajtur Këshilli për radiodifuzion (Agjencia e tanishme për shërbime mediale audio dhe audiovizuale), ta realizojë pa pengesë të gjithë procesin e ndërrimit të lejeve. Në atë mënyrë, korniza e duhur ligjore ndihmoi në realizimin e të drejtës demokratike për liri të marrjes dhe transmetimit të informacioneve”, konsideron Fetai. Ai është i bindur se Ligji aktual për shërbime mediale audio dhe audiovizuale është në pajtim me Direktivën për shërbime mediale audiovizuale të BE-së.
Përfaqësuesit e medieve, megjithatë, nuk janë të të njëjtit mendim. Posaçërisht televizionet rajonale, të cilët më së shumti vuajtën nga goditja financiare që e pësuan me procesin e dixhitalizimit.
„Edhe pse ndoshta tashmë është vonë, duhet të ulen shpenzimet për transmetim të sinjalit nëpërmjet multipleksit dixhital tokësor, me çka do t’u mundësohej më shumë medieve që t’i shfrytëzojnë mundësitë e tij”, thotë Ajtovski nga „Kanal 5”.
Violeta Kozhinkova nga Tv „Iris” mendon se është e nevojshme „të nxitet një debat për ndryshime ligjore, me të cilin do të mbrohen qytetarët e zonave rurale, sepse tani janë lënë që të marrin informacione vetëm nga një medie në rajon.
Abdiu nga TV „Koha”, madje, thotë se është e domosdoshme të ndryshohet legjislacioni në pjesën e monopolit të operatorit. „Ne mendojmë se shteti duhet të lejojë që transmetuesit të munden vetë të udhëheqin me platformat dixhitale në nivel lokal dhe rajonal. Gjithashtu , duhet të bëhet një korrigjim i çmimit, sepse operatori „One” tani ka më pak shpenzime se sa që kishte në vitin e parë kur investonte në pajisjet për transmetim”, thekson Abdiu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët