Edhe përkundrejt ftesave dhe ofertave që popullata në vendit tonë të fillojë të ngrohet me peleta, situata e pavolitshme ekonomike dhe sociale në Komunën e Dibrës vazhdon të përcaktoj drurin si ngrohës primar të qytetarëve. Këtë sezonë, dibranët në pjesën dërmuese për ngrohjen e ambienteve të tyre përdorin drurin për ngrohje. Edhe pse tre vitet e fundit në familjet dibrane është prezent edhe ngrohja me peleta, përsëri të dhënat e institucioneve kompentete thonë se mbi 70 për qind e popullatës, edhe këtë sezon janë përcaktuar për të ngrohur objektet e tyre me dru. Kryesisht ndikim kryesor në përcaktimin dhe përzgjedhjen të mënyrës së ngrohjes është aspekti ekonomik.
Në bisedën që patëm me drejtorin e Njësisë së ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë – Stogova”, Rami Lata, u informuam se edhe këtë sezon interesimi për sigurimin e druve për ngrohje nga ana e dibranëve ka qenë i madh. Sipas tij, gjatë këtij viti janë shitur 12 mijë kub dru edhe atë dru dushku dhe ahu. Ai shtoi se të dhënat e ndërmarrjes tregojnë qartë se pjesa më e madhe e dibranëve edhe këtë sezon ngrohen me dru edhe atë mbi 70 për qind, kurse pjesa tjetër me peleta dhe rrymë elektrike. “Duke marrë parasysh se Dibra është qytet social, është krejt normale që popullata të përcaktohet për t’u ngrohur me dru. Çmimi i drurit për ngrohje nuk është ndryshuar plor 15 vite dhe në Dibër mund të themi se çmimi i drurit është më i liri në vend”, thotë Lata, ndërsa sqaron se një kubik dru dushku kushton 2450 denarë, kurse një kubik dru ahu 2370 denarë. Të theksojmë se druri i klasës së dytë në Dibër shitet për vetëm 1800 denarë. Pikërisht për këtë dominon ngrohja me dru në Dibër. Standardi i ulët i popullatës duke marrë parasysh se një e treta e familjeve gjendet në listën e familjeve me probleme sociale, flet se sezoni dimëror mund të kalohet më lirë duke u ngrohur me dru.
Në këtë njësi të ndërmarrjes publike informojnë se këtë vit, tërësisht është bë furnizimi me dru si për amvisëritë, ashtu edhe për ndërmarrjet dhe institucionet.
Përveç drurit dhe rrymës elektrike, vitet e fundit ka marrë një hov edhe ngrohja me peleta. Rrjeti tregtar në Dibër ka informuar se ka një rritje të dukshme të shitjes të peletave nga prodhues të ndryshëm të vendit, por edhe nga jashtë. Vetëm për një vit është dyfishuar shitja e peletave, por meqë përdorimi i peletave kërkon edhe pajisje të reja për ngrohje, normalisht – thonë tregtarët, vazhdon të dominoj druri për ngrohje. Po sipas tyre, pritet të rritet sasia e peletave që shiten jo vetëm në Dibër, por edhe në komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush. Në bisedën që patëm me familjarë që kanë filluar ti përdorin peletat, u informuam se përdorimi i paletave është i lirë, por që ka nevojë për një investim fillestar për të siguruar një koftor të ri, i cili kushton nga 700 e derri më 1300 euro. Sa i takon sigurimit të paletave, ata janë prezent në tregun dibran me shumicë.
Një pjesë e theksuar e dibranëve dhe sidomos e ndërmarrjeve dhe institucioneve vazhdojnë të ngrohen me rrymë elektrike. Edhe pse çmimi i ngrohjes me rrymë elektrike është i lartë, ata janë të mendimit se jeta në ndërtesa shumëkatëshe, por edhe në institucione nuk mundëson përdorimin e drurit për ngrohje apo peleta. Janë të vetëdijshëm për çmimin e lartë, por edhe pamundësinë tjetër që të ngrohen në mënyra të tjera./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite