LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 414 raste me COVID-19 të ardhura nga shtetet tjera, më shumë nga Shqipëria dhe Serbia

Maqedoni: 414 raste me COVID-19 të ardhura nga shtetet tjera, më shumë nga Shqipëria dhe Serbia

Më shumë raste të reja me coronavirus në Maqedoni, në periudhën e fundit kanë ardhur nga Shqipëria dhe Serbia.

Kët sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se që nga fillimi i krizës, janë regjistruar gjithsej 414 raste me coronavirus të ardhur nga shtete tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas mbylljes së kufijve, në mënyrë sporadike ka pasur raste nga 29 maji, ndërsa pas rihapjes së kufijve thuajse çdo ditë. Nga fillimi, gjithsej janë 414 raste të importuara, prej tyre më shumë nga Shqipëria-79, Serbia-74, Gjermania-41, Kosova-24, Bullgaria-22, Turqia-20, Greqia-18 dhe Austria-15 raste”, tha Filipçe.


Ndryshe, për shkak të coronavirusit Maqedonia e Veriut i mbylli kufijtë për tre muaj, gjegjësisht nga 17 marsi deri 17 qershor.

Ndërsa një masë të tillë ministri Filipçe nuk e përjashtoi as gjatë muajve të vjeshtës. Ai tha se nëse karantina bëhet e domosdoshme, një gjë e tillë do të vendoset./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori