LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasi fiton kupën ‘Pavarësia 2014’ (Video)

Maqedonasi fiton kupën ‘Pavarësia 2014’ (Video)

Boksieri maqedonas Bojan Risteski ka fituar Kupën ‘Pavarësia 2014’.

Federata e Boksit të Kosovës (FBOXK), të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtina, ka organizuar turneun ndërkombëtar ‘Pavarësia 2014’, i gjashti më radhe.

Boksieri nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kryqëzuan dorëzat në këtë turne të karakterit ndërkombëtare, i cili u pasuruar edhe më një program argëtuese.

Turneu i cili u përcoll nja një numër i konsiderueshëm shikuesish nisi me parameçin mes Ardit Delijaja (Besa) dhe Valmir Rekaj (Kastrioti). Ky duel dha boks të nivelit mesatare, ndërsa fitues i këtij dueli doli të jetë Delijaja.


Një nga meçet më joshëse ishte dueli ndërmjet Momçilo Zlatiçaninit (Mali i Zi) dhe Naser Shalës (Kosovë). Të dy boksierët zhvilluan një luftë të fortë, derisa në fund fitores iu gëzua Zlatiçanin.

Ndërkohë, Bojan Risteski, boksieri i cili triumfoi në këtë turne, është treguar më i mirë së Kristian Shytani nga Shqipëria.

Luftë e kënaqshme është zhvilluar edhe në duelin mes Alban Bermetas (Shqipëri) dhe Besart Xhafas (Kosovë). Bermat fitoj këtë duel pasi ndërprerjes nga ana e trajnerit të Xhafës. Edhe duelet tjera prodhuan boks të nivelit mesatare.

Juria e këtij turneu i prire nga selektori i Kosovës, Xhevdet Peci, epitetin e boksierit më të mirë ia dha Bojan Risteski (Maqedoni). Tekniku më i mirë u zgjodh Momçilo Zlatiçani (Mali i Zi), ndërsa Çifti më luftarak u zgjodh meçi mes Alban Bermetaj (Shqipëri) dhe Besart Xhafa (Kosovë), kurse boksieri më i mirë për fer-play u zgjodh Surjan Marinaj.

Kryetari i Këshillit Organizativ të këtij turneu, Latif Demolli, është shprehur i kënaqur me rrjedhjen e këtij turneu. Sipas tij, boksierët kanë treguar boks cilësor. Demolli mendon se boksi po ecën në hapa të sigurt.

“Besojë se atë që e kemi thënë më parë punën e kemi kryer më sukses, sepse organizimi ishte në nivel të duhur. Meçet ishin interesante, nga tetë meçe, katër nga to ishin të nivelit ballkanik dhe besoj se fituesi është shpall ai i cili e ka merituar. Për çudi në këtë turne për Pavarësi, kurrë s’ka pasur më shumë shikues dhe them se edhe më tuje do të vazhdojnë të mbushen sallat, sepse kemi çfarë të shohim dhe se boksi është duke shkuar përpara siç e kemi dëshmuar në Kampionatin Evropian e Botëror dhe shpresoj se në 2016 do të jemi në Olimpiadë”, ka thënë Demolli.

Ndërkaq, selektori i Shqipërisë, Zef Gjoni, u shpreh se nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e vogël dhe cilësinë e boksit. Ai tha se ky turne dallon shumë me turneun ‘Adem Jashari’.

‘Vlerësimi im është se rëndësi ka se u bën tri-katër shtete për Pavarësinë e Kosovës. Mendoj se këtu boksi po zhvillohet dita ditës. Ka diferencë shumë nga turneu ‘Adem Jashari’, më shumë nga pjesëmarrja, sepse në ‘Adem Jashari’ vijnë shumë shtete. Cilësia ishte deri diku e mirë. Sot cilësia ishte 60 për qind me nivelin e cilësisë qind për qind”, ka theksuar Gjoni. /KP/Telegrafi/

Rezultatet

60 kg, Diell Vranoci (Kosovë)-Bujar Tahiri (Kosovë) 1-1
60 kg, Martin Aleksov (Maqedoni)-Ronildo Pirani (Shqipëri) 0-2
64 kg, Momçilo Zlatiçanin (Mali i Zi)-Naser Shala (Kosovë) 2-0
69 kg, Bojan Risteski (Maqedoni)-Kristian Shytani (Shqipëri) 2-0
75 kg, Alban Bermetaj (Shqipëri)-Besart Xhafa (Kosovë) 2-0, ndërprerje
81 kg, Syrjan Marinaj (Shqipëri)-Pirro Quni (Kosovë)
91 kg, Marko Radoniq (Mali i Zi)-Martin Stojcevski (Maqedoni) 0-2.

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori