LAJMI I FUNDIT:

Manuali për këmbët fiton çmimin e titullit

Manuali për këmbët fiton çmimin e titullit

Një manual vetë-ndihmës i quajtur "Nëse dëshironi përfundimin e lidhjes suaj, filloni me këmbët" ("If You Want Closure In Your Relationship, Start With Your Legs"), është votuar si libri me titull më të çuditshëm në garën e shoqatës ndërkombëtare botuese, "The Bookseller".

Në vendin e dytë ishte renditur libri me titull “Jam torturuar nga dashuria e një princeshe xhuxhe”, ndërsa vendin e tretë e ka fituar libri me titull “Problemet me djathë të zgjidhura”.

“Titulli është aq efektiv saqë nuk ke nevojë ta lexosh fare librin”, i ka thënë fituesit kryeredaktori i “The Bookseller”, Joel Rickett.

Manuali i shkruar nga autori me një pseudonim të pazakontë, Big Boom, është përshkruar si “libër ndihmës i shkruar nga një mashkull për t’u ndihmuar femrave”.