Skënder Bublaku, ekspert i ujërave, ka folur lidhur me rritjen e nivelit të manganit në liqenin e Badocit, i cili furnizon një pjesë të Prishtinës me ujë.
Ai për TV Dukagjini theksoi se kjo rritje ndikon në cilësinë e ujit, duke pamundësuar përdorimin e tij për përgatitjen e ushqimit dhe konsum të përditshëm në disa zona.
Sipas Bublakut, mangani ka qenë prezent edhe në të kaluarën, por vlerat e tij ishin më të ulëta dhe periudha e shfaqjes më e shkurtër.
Këtë vit, fenomeni është shfaqur përsëri, veçanërisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe temperaturave. Përveç ndikimit natyror, ai thekson edhe faktin se liqeni është mbi 65 vjet i vjetër dhe fenomeni i sedimentimit të materialeve të ndryshme kontribuon në përkeqësimin e cilësisë së ujit.
Bublaku sugjeron dy zgjidhje për këtë problem.
Së pari, ndërtimi i një strukture që mundëson marrjen e ujit në nivele të ndryshme të liqenit, pasi aktualisht uji merret nga thellësi të ulëta, ku cilësia e tij është më e dobët.
“Një hendikep nga ndërtimi i këtij liqeni është marrja e ujit nga ose vendmarrja e tij. Vendmarrja e ujit është relativisht në thellësi të ulëta pranë shtratit dhe pamundëson që të merret në nivele të tjera. Një prej aktiviteteve që mendoj se edhe e kemi shprehë në vitet e të kaluara, është që të ndërtohet një strukturë për marrjen e ujit, e cila na mundëson që të marrim ujin në nivele të ndryshme. Sepse besoj se edhe rezultatet e ujit në sipërfaqe ose po themi në një thellësi të caktuar, dallojnë shumë nga ato që janë në thellësi të madhe”, ka deklaruar Bublaku.
Së dyti, përmirësimi i sistemit të trajtimit të ujit, duke rritur filtrimin, ajrimin dhe dozimin e klorit.
“E dyta është maksimalizimi i trajtimit të ujit në sistemin e trajtimit ose maksimalizimi i marrjes së kualitetit të ujit, pra përmirësimi i sistemit të filtrimit, ajrimit, dozimit të klorit, përmirësimit me oksigjen, janë disa disa mundësi shtesë që t’i bëjmë në sistemin e trajtimit. Por afatgjate është që ky liqen ka nevojë për ndërtimin e një strukture për marrjen e ujit nëpër nivele të ndryshme të thellësive”, ka shtuar tutje ekspert i ujërave Skënder Bublaku.
Këto masa, sipas tij, mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ujit në afat të gjatë.
Çfarë është mangani?
Mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin e inflamacionit.
Por, kur sasia teprohet, sikurse me gjithçka tjetër, e mira bëhet e dëmshme.
Nga rritja e vlerave të manganit rrezikohen më së shumti fëmijët nën 5 vjeç.
Sipas Departamentit të Shëndetësisë në Minesota të Shteteve të Bashkuara, kur fëmijët dhe të rriturit pinë ujë me nivele të larta mangani për kohë të gjatë, ata mund të përballen me probleme me kujtesë, përqendrim dhe aftësi motorike.
“Foshnjat (nën një vjeç) mund të kenë probleme të të mësuarit dhe sjelljes nëse pinë ujë me shumë mangan në të”, vlerësoi ky institucion amerikan.
Si i ekspozohemi manganit?
Përveç përmes ujit, një njeri i ekspozohet manganit edhe nëpërmjet ajrit, si dhe duke ngrënë ushqime apo suplemente me mangan.
Ky mineral gjendet në drithëra, fasule, arra dhe çaj – gjithmonë në vlera të nevojshme për trupin e njeriut.
Por, duke pasur parasysh dëmet, këshillohet që suplementet të merren gjithmonë në konsultim me mjekun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës