LAJMI I FUNDIT:

Maloku e Çitaku më të mirët në pingpong

Maloku e Çitaku më të mirët në pingpong

Federata e Pingpongut e Kosovës ka bërë mbylljen e vitit 2013 duke i shpallur pingpongistët më të mirë të vitit. Linor Çitaku në konkurrencën e meshkujve dhe Vlona Maloku në atë të femrave kanë marrë epitetin e më të mirëve në pingpongun kosovar për vitin që e kemi lënë pas. Të dy garuesit janë anëtarë të KPP Prishtina dhe anëtarë të përfaqësueses së Kosovës.

Në konkurrencën e juniorëve në të dyja konkurrencat epiteti i më të mirëve i ka takuar pingpongistëve Mërgim Veliut dhe Nehare Janjeva. Te kadetët më të suksesshmit ishin: Jon Shala dhe Era Janjeva. Ndërsa ne kategorinë e minikadetëve, Ermir Bytyqi e Blena Maloku janë shpallur pingpongistët më të mirë të vitit 2013.

Gjyqtari më i mirë i vitit është shpallur Jeton Beqiri, ndërsa epiteti i punëtorit më i mirë të vitit i ka takuar Abedin Bahtirit. /Zëri/Telegrafi/