LAJMI I FUNDIT:

Mallrat e Shqipërisë do të kontrollohen më rreptë në kufirin e Maqedonisë

Mallrat e Shqipërisë do të kontrollohen më rreptë në kufirin e Maqedonisë

Bllokimi i produkteve ushqimore të cilët duhet të hynin nga Shqipëria në Maqedoni është bërë për shkak të një kontrolli më rigoroz të autoriteteve për praninë e pesticideve në to. Një gjë të tillë e konfirmoi numri një i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë periudhës së dimrit kur ka numër të vogël të dërgesave të pemëve dhe perimeve, merren mostra në vendkalimet kufitare, ndërsa automjetet nuk qëndrojnë në vendkalimet kufitare, por mbahen në brendinë e territorit nën mbikëqyrje derisa nuk merren rezultatet”, deklaroi për Alsat-M, Zoran Popovski, drejtor i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

Mirëpo, për shkak të rritjes aktuale të vëllimit të punës, kamionët rezultatet zyrtare i presin në kufij. Ndryshe, në përputhje me marrëveshjen CEFTA nëse ka dyshim se në produktet ka pesticide, mund të ndalohet ose kufizohet importi, deri në analizën përkatëse.


“Është i pabazë reagimi i operatorëve afarist, por duhet të kemi mirëkuptim edhe për ata meqë të njëjtit e kanë logjikën e biznesit që më lehtë t’i plasojnë në cilindo treg produktet e veta dhe të kenë përfitim ekonomik. Por, e para dhe themelore është siguria e produkteve dhe shëndeti i konsumatorëve”, tha Zoran Popovski.

Autoritetet maqedonase dhe shqiptare janë në komunikim e sipër. Kontrollet janë veçanërisht të rëndësishme sepse vitin e kaluar në vend në 4% të pemëve dhe perimeve ka pasur nivel të rritur të pesticideve. Kjo është një përqindje e lartë, nëse kihet parasysh se në Evropë ky nivel arrin vetëm 1%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori