I konsideruar si Ballkoni i Shqipërisë, me një lartësi 1,110 metra, Mali i Krujës të ofron një pamje mbresëlënëse të Adriatikut, territorit nga Mali i Zi deri në Malin e Tomorrit.
Vendin ku u hap teqeja e parë në vend e ku sot kujtohen veprat e të shenjtit Sari Salltiku. Turizmi fetar është ajo që e ka mbajtur të frekuentuar këtë vend, aq sa poeti i madh Naim Frashëri e shkruajti “Krujë o qytet i bekuar”.
Në vendin e gojëdhënave ku vajzat e qytetit flijoheshin për të pasur qetësi nga një kuçedër, në vendin ku Skënderbeu përgatiste ushtrinë, në kalldrëmin që thuhet se e ndërtoi Ali Pash Tepelena, tek shpellat ku gjatë sistemit komunist ruheshin thesaret, apo vendet e “mira” që krutanët luteshin për mirësi e begati.
Ky është Mali i Krujës, vetëm 6 kilometra nga qendra e qytetit dhe 36 kilometra nga Tirana ofron shumë për një ditë ndryshe dhe larg jetës urbane. Dita në natyrën e “veshur” nga vjeshta, nis me shtegun e Malit të Krujës, duke ecur mbi kalldrëmin gati 300 vjeçar.
Në një ngjitje me një lartësi prej 600 metrash nga qyteti i Krujës, shoqërohesh nga gojëdhënat për gurët e shenjta, të fshehtat e shpellave që janë përgjatë kalldrëmit, ku brenda saj gjen masive të stalaktiteve mijëravjeçarë.
Gysi Vladi, një nga udhërrëfyesit që frekuenton shumë këtë shteg shprehet për ATSH-në se, “vijmë këtu pasi jemi të apasionuar pas turizmit të aventurës dhe Mali i Krujës të ofron një mozaik vlerash. Gojëdhëna se në fillim të shtegut duhet të marrësh një gurë dhe ta hedhësh pasi je kthyer me kurriz, për më tepër harmoni dhe ta hedhësh të keqen pas, janë tejet tërheqëse”.
“Edhe shpellat janë tepër të bukura, mes stalagtiteve të shumta, lakuriqëve të natës ku ke mundësinë t’i shohësh nga afër, por ne gjejmë shumë emra të gdhendur nëpër gurë. Banorët thonë se këtu depozitonin ar, çka mund të jetë e vërtete se krutanët njihen për tregtarë të lindur”, thekson Gysi.
Mbas një ore ecje, pushohet pranë teqesë së Sari Salltikut ku përpos qetësisë shpirtërore, trupi merr ajër të pastër dhe ujin e shenjtë që ndodhet brenda shpellës së teqesë.
Pasi mëson mbi bektashizmin dhe lutesh për mbarësi, rruga vijon përgjatë kurrizores së Malit të Krujës deri fund të saj, ku sërish pamja e maleve është befasuese.
Pas një dite të shëndetshme në Krujë dhe të bekuar, merr gjithë energjinë për të nisur javën me vrap. Si gjithmonë nga mali marrin edhe ujin e Krujës për familjarët e shtëpisë, pasi siç na thane besimtarët, “uji i Sari Salltikut të ‘shëron’ familjen”. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë