LAJMI I FUNDIT:

Malaj provohet në Gjermani

Malaj provohet në Gjermani

Mesfushori i Prishtinës, Argjend Malaj është zënë në befasi, kur fizioterapeutja e Dortmundit, Lavdie Murati i ka telefonuar atij dhe i ka thënë se duhet të udhëtojë urgjentisht për në Gjermani për të nënshkruar kontratë me menaxherin e njohur, Thomas Kroth. Futbollisti tashmë ndodhet atje, derisa babai i tij, Bedriu pohon se brenda dytë ditësh do të dihet se ku do të provohet. Gjasat janë që 20-vjeçari të nisë aventurën te Karlsruher.

Është në biseda të vazhdueshme me drejtuesit e Tiranës dhe pretendimet i kishte të kalojë në klubin më të madh shqiptar. Mirëpo, një telefonatë nga Dortmundi mund t’ia ndryshojë krejtësisht karrierën.

Fjala është për mesfushorin e Prishtinës, Argjend Malaj, i cili tashmë ndodhet në Gjermani. Futbollisti është ftuar të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me menaxherin e njohur botëror, Thomas Kroth. Ndërkohë, ndërmjetësuese në këtë drejtim ka qenë fizioterapeutja e skuadrës së Borussia Dortmundit, kosovarja Lavdie Murati. Lajmi është konfirmuar nga babai i Argjendit, Bedriu.

“Siç thotë populli, pa prit e kujtuar Argjendi ka pranuar një telefonatë nga Lavdie Murati. Ajo është fizioterapeute në Dortmund dhe ka lidhje me menaxherin Thomas Kroth. Ky i fundit e ka parë Argjendin në turneun e vitit të kaluar në Gjermani me Prishtinën U-19 dhe ka kërkuar që të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë”, deklaroi Bedriu për ‘Sport Plus’.


Kërkesa e menaxherit që ka në pronësi shumë futbollistë të njohur në mesin e tyre edhe portierin e Bayern Munich, Manuel Neuer, ka qenë që Malaj të nënshkruajë kontratën për një vit e gjysmë për shpejtë e shpejtë dhe menjëherë të udhëtojë për në Gjermani. Gjithsesi, mesfushori që realizoi të premten në duel me Trepçën në fundjavë ka fluturuar për Gjermani.

Provat
Pavarësisht faktit se ndodhet në Gjermani, Argjend Malaj ende nuk dihet se ku do të provohet. Sipas babait të tij, Bedriut, urgjente ka qenë nënshkrimi i kontratës me menaxherin Kroth, i cili ka lidhje të mëdha me shumë klube, teksa selia e tij është pikërisht në Dortmund.

“As Argjendi nuk e di mirë se ku do të provohet. Urgjente ka qenë nënshkrimi i kontratës. Momentalisht ndodhet në Karlsruher, derisa nesër (sot) pasdite do të dihet përfundimisht se ku do t’i nisë provat”, theksoi Bedriu.

Gjithsesi, gjasat më të mëdha janë që 20-vjeçari të provohet pikërisht në vendin ku qëndron. “Janë tri opsione për prova. E para është Karsluher, pastaj Bochumi dhe ekipi i dytë i Dortmundit. Gjasat më të mëdha janë që të provohet si fillim te Karsluher apo ndoshta të qëndrojë edhe te ekipi i dytë i Dortmundit”, përfundoi babai i Argjendit, Bedriu.

Ndryshe, Karsluher garon në Bundesliga 2 dhe ndodhet në vendin e pestë me 48 pikë me gjasa që të sigurojë barazhin për inkuadrim në Bundesligë. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori