LAJMI I FUNDIT:

Majlinda nderon turneun mbarëkombëtar në Tiranë

Majlinda nderon turneun mbarëkombëtar në Tiranë

Kosova ka dalë e para në turneun mbarëkombëtar të xhudos në Tiranë, por ylli i vërtetë ka qenë kampionia e botës. Majlinda Kelmendi, medalistja e artë në Brazil, ishte në sallën sportive “Fahrie Hoti”, bashkë me trajnerin e saj Driton Kuka.

2013-ta ishte i shkëlqyer, por mendja tashmë punon për 2014-ën. Shumë polemika e komente ka pasur për dëshirën e saj për të përfaqësuar Kosovën. Majlinda gjen rastin të sqarojë përfundimisht.

Pejani Driton Kuka, kampion i 8-fishtë i Jugosllavisë, ka arritur majat e trajningut ndër shqiptarë. Zhgënjimi në Londër 2012 u analizua thellë dhe erdhi kthesa.

Për herë të parë, në turneun mbarëkombëtar mori pjesë edhe një ekip nga Maqedonia.Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, thotë se ky sport ka rritje të vazhdueshme.


Në turneun mbarëkombëtar morën pjesë ekipe Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe sportistë nga diaspora. Mali i Zi nuk mundi të vinte. Kampione në tërësi doli Kosova, ndërsa sportistët më të mirë u shpallën Indrit Çullhaj i Shqipërisë dhe Akil Gjakova i Kosovës. /Tribuna/Telegrafi/