Mbrëmja koncertale e programit të festivalit “Vera e Ohrit”, e rezervuar për trion: Xhafer Xhaferi-violinë, Jose Gellardo-piano dhe Nicolas Alstaedt-violonçelë e arsyetoi plotësisht këtë mbrëmje. Koncerti i mbajtur në ambijentet e kishës mjaft akustike për këtë lloj muzike, kishës mesjetare “Shën Sofia” në Ohër, i dha shkëlqimin e duhur këtij artisti shqiptar nga Tetova, i cili së bashku me violonçelistin Nicolas Alstaedt nga Gjermania dhe pianistin nga Argjentina Jose Gellardo, duke luajtur para një publiku të privilegjuar dhe shumë të përzgjedhur veprat e Hajdënit, Bethovenit dhe Bramsit.
Mbrëmja koncertale filloi me veprën e Joseph Haydn (1732-1809), “Piano trio in C Major” hob.XV:27, me kohërat: Allegro; Andante dhe Finale Piesto, për të vazhduar më lundrimet muzikore të Ludwig van Bethovenit (1770-1827), me veprën “Piano trio in D Major, op. 70 No.1 “Gost”, me kohët:Allegro vivace e con brio; Largo assai ed espressivi dhe Pietsto.
Në pjesën e fundit të koncertit, trio Xhaferi-Alstaedt-Gellardo, luajtën pjesën e Johannes Brams (1833-1897) “Piano trio in C Major op.101” në kohërat: Allegro energio; Presto non assai; Andante grazioso dhe Allegro molto.
Megjithate, publiku i përzgjedhur dhe i privilegjuar, të mahnitur me perfomancën e këtyre artistëve të mëdhenj të skenës muzikore, me duartrokitjet e tyre disa herë i këthyen në skenë, për të vazhduar me një “bis”, që sipas përzgjedhjes se Xhafer Xhaferit, poashtu ishte një vepër paksa më relaksuese e Johanes Bramsit.
Pas koncertit, Xhafer Xhaferi u shpreh tepër i kënaqur dhe po ashtu i privilegjuar me mundësinë e paraqitjes së tij në këtë festival shumë prestigjioz ndërkombëtar. “Vërtetë ishte privilegj dhe kënaqësi të luajmë në këtë ambient së bashku me dy profesorët e Akademisë së muzikës në Gjermani: Nicolas Alstaedt dhe Jose Gellardo, për dallim nga sallat e mëdha koncertale të Evropës. Në vazhdim, na presin edhe shumë koncerte të përbashkëta, turne e kështu me radhë”, u shpreh ndër të tjera Xhaferi.
Xhafer Xhaferi është nga Tetova, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi violinës, që nga mosha e tij tetëvjeçare ai ka filluar të ushtrojë profesionalist instrumentin e violinës.
Mësimet e para në violinë i mori nё moshën tetëvjeçare te pedagogët M. Avramovska dhe N. Malinovska, ndërsa mё vonё vazhdon Shkollën e Mesme Shtetërore të Muzikës dhe Baletit ,,I. N. Lluj” nё Shkup nё klasën e prof. Ile Temkov. Njëkohësisht zhvillimin e tij profesional e ndoqi që nga fillimi prof. Sihana Badivuku. Nё vitin 2006 fillon studimet nё Konservatorin “Peter Cornelius” nё Mainz nё klasёn e prof. Ervis Gega, tё cilat i përfundon me vlerësimin më të lartë, ndërsa më vonë vijon studimet në “Scuola di Musica di Fiesole” në Firence në klasën e prof. Pavel Vernikov dhe “Staatliche Hochschule für Musik und Darstellende Kunst – Mannheim” nё klasёn e prof. Dora Bratchkova. Ndërsa shoqëruesit e tij në piano Hose Galardo, u lind në Buenos Aires, i cili edukimin muzikor e fillon që nga mosha pesë vjeçare në Konservatoriumin e qytetit të lindjes si dhe në violonçelë Nicolas Alstaedt nga Gjermania.
Pas këtij koncerti, pjesëmarrja e shqiptarëve në Festivalin “Vera e Ohrit”, do të vazhdojë më 11 gusht, kur po në ambientet e kishës mesjetare “Shën Sofia”, do të luaje në piano, pianisti shqiptar Rudin Lengo, i cili jeton dhe vepron në Kanada, ndërsa më 14 gusht, në Pallatin e Kulturës në Ohër, do të jetë shfaqja parapremierike e Teatrit Shqiptar nga Shkupi, “Jetë me qira” e autorit Refet Abazit, në regji të Luca Cortina nga Firenca e Italisë, ku në rolet kryesore paraqiten: Xhevdet Jashari, Besfort Idrizi, Adem Karaga, Muxhbajdin Qamili, Amernis Nokshiqi-Jovanovska, si dhe aktorja shqiptare Gresa Pallaska-që sipas vlerësimit të kritikës së artit skenik, është aktorja më e mirë shqiptare. Po ashtu kjo shfaqe ka edhe një të veçantë, që ia vlen të theksohet se në këtë projekt është angazhuar edhe aktori Hismet Ramadani, i cili rikthehet në skenë pas një periudhe relativisht të gjatë abstenimi. /INA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës